top of page

Mihal Gjergji: NJË KAFE NË JANINË

Sep 22, 2024
1 min read


 

Lëkundet lavjerrës i frikës

Ngjason si një minë me sahat

Qyteti nën ritmin e ditës

Me shpresën qafohet në shtrat

 

Më thanë që të hesht, ja ku prita

Mëngjezet askush nuk i zgjon

Kambanat i shkundi mesdita

Dhe nata rrugicat përgjon...

 

S'më ftoi askush në saraje

E desha një kafe t'a pi

Dhe ngriva, si roje kalaje

Dhe prita..., Vezirin - Ali!

 

Janinë, Shtator 2017.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page