top of page

Mihal Gjergji: MOTIV NIZAMËSH



 

 

MOTIV NIZAMËSH

 

Përhumbur në udhët e botës

Me kryet te prehri nënesë

Mbyll sytë, dhe qemeri i portës

I zgjatet si Urë e Qabesë

 

S'po duket kandile e ndezur

Dhe pyet: ku shkojmë karrocier?

Përgjigjet veç nata e verbër

Është dimër dhe dimri ka erë

 

As hoxha s'ka thirrur Ezanin

Kambana s'dëgjohen askund

Është malli që digjet si prushi

Dremitjen e udhës ja shkund!

 

S'ka fill t'a arrnojë mjerimin

Në udhët me gropa, si plagë

Ndaj ika mbi kuajt e grivër

Dhe “Mbeçë more shokë"- kaq larg!

 

Mbi ç'buzë ka mbirë së pari

Kjo këngë me dhimbjen-farmak?

Lëndon edhe eshtrat te varri

Dhe drithma më shtie në gjak

 

Bruksel, Maj 2019

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page