Mihal Gjergji: JAM NË VATAN
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 1
- 1 min read

Jam në Himarë, e kam vatan sot e nga mot
Deti më pret, mali më mbron dhe ndjehem Zot
Vjen princi Gjon, i bën konak Krokodil Kladha
Vala në zbritje u puth gjurmët me stërkala
Qetohen retë dhe dallga shkrihet bëhet vesë
Kurorë mbi krye isua labe del t'i presë
Një hark rrufeje kap me dorë dhe e bëj shpatë
Hënën e zbres, më ndriçon shtigjet nëpër natë
Nuk ka Himerë, as Posejdon ka veç Himarë
Me sofrën plot, jam zemërmadh por jo barbar
Ndaj bëhem yll e ndrij nga larg mes yllësive
Pres e përcjell me shpirt e gjuhë të perëndive
Jam dukë dhe kont, princ dhe shenjtor
Se kam ndër deje gjak mbretëror!
(Himarë, Korrik 2018).
Comments