Kushtuar Kasem Dibrës nga Dibra e Madhe që u rrit në MAT
MEVLUD BUCI
Kasem Dibra e kanë thanë,
Burrë i rrallë e burrë me famë,
Të rrallë kish mikun e shokun
Krah për krah me Iliaz Çokun.
Bijtë e shquar të tan venit
Në Mat t`barotit bijtë e Kasemit ,
Nacionalistë,trima bestarë
Për flamur e troll amëtar…
Bash sokola bijtë matjanë
E kanë bre hekurin me dhamë
Lum nanë lokja çfarë kanë rrit
Bij të Arbnisë që lëshojnë dritë.
Lum ti Mat i Kastriotit
Ke rrit burra mot mbas motit,
Me pushkë në dorë bash si luanët
Këta Kasemët e këta matjanët.
Troll i shqipes kullon gjak,
Këta Kasemët rrit në bajrak,
Janë në kujtime, janë në libra
Rrallë le nana si Kasem Dibra.
Çfarë thotë Deja,Korabi ,Runja,
Këta Kasemët bash si furtuna,
Nëpër breza azgana të venit,
Në flamur të shqipes bijtë e Kasemit.
Bijtë e Kasemit burra dai,
Si Hazisi,Kasemi i Ri,
Sofërshtru e burra të genit,
Në altar të shqipes bijtë e Kasemit…
Comentários