MEVLUD BUCI: AKUJT E ZEMRËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 16
- 1 min read

MEVLUD BUCI
Zemra ka akull
E ftohtë mbetet ,pa ngrohtësi,
Po nganjëherë fryhet si shakull
Dikush që s`është njeri.
Shpirti si pranvera
Josh si blerim i pemës
Ziligët që i josh karriera
Mbushin me akull zemrën.
Kur ndonjëri me tri fytyrësi
Provokator e provokatore,
Akullin dot s`e shkrin
E ngre kurthe mmizore,
Dallgë e prova kalon jeta
Me cinikë dredharakë
Në sy të kohës e vërteta
Sit të drejtën e merr hak
Sa drama jeta ka
Plot vampirë e katilë,
Akulli që në zemër u ra
Kurrë s`ka për t`u shkrirë.
Ndodh një prind të habitet
Nga paudhësi e fëmijës së tij
Kur dielli i dashurisë rritet
Këtë akull s`mund ta shkrijë.
Ndodh të mburret një i pozitës
Për pushtet e pasuri,
Porse krejt akull rrëshqitës
I bëhet karrige e tij.
Në jetë jemi provizorë
Por këtë e mendojmë rrallë,
Jo me ftohtësi,si dielli në qershor
Ta ndriçojmë tjetrin përballë.
Kur ka dritë ,akujt shkrijnë
Kur ka vlagë, blerim vjen
Lulet e shpirtit mbijnë
S`ka të ftohtë që i mbërthen.
Jagot,Tartufët,Kainët
Në zemër kanë akujt- mavi
Po njerëzimi i kapërcen dimrat
Akujt e zemrës shkrin me dashuri…









Comments