top of page

Mevlud Buci: Ç’po ndodh? Ç’po ndodh?

  • Jun 17
  • 2 min read

Mevlud Buci


Ç’po ndodh? Ç’po ndodh?


Ç’po ndodh o njerëz të mire

Me torture, zili plot te peshtire

Ç’po ndodh cdo dite me te perdale

Llafollog, shtetare, hajdut, kurvare

Ç’po ndodh me fjalen qe nuk e ndegjojme

Shtetare hipokrit qe vec trumbetojne,

Ç’po ndodh ne jete, ket’ jet mizore

Me plot Alma e Dava provokatore

Ç’po ndodh me jeten qe I ligu ta nxi

O bote mjerane plot hipokrizi

Ç’po ndodh a kemi sy ne balle

Me Joga, Kaine e plot tellall

Ç’po ndodh shikoni kush u drodh

E verteta mal c’po ndodh c’po ndodh?

 

Dashuri

 

I tha dielli henes

I tha zemra kenges

I tha shpirti drites

Duam vlerat e merites.

 

Zeri i t’vertetes

 

Neper vale te detit

Neper shkulma te lumit

I foli fusha shkrepit

Duam buken e brumit

Duam vec nje ze te jetes

Zerin e t’vertetes.

 

Hipokrizi

 

Me shoqen e ngushte ne ministri

Askujt nuk ia kishte turrin

Ajo lajkatare ne plot dredhi

Cdo dite e nate ja dridhte burrit…

 

Ne shekuj e mot flet e verteta

Ne shekuj e mot ndricon fjala

O njerez ka plot prova jeta

Dredharaku eshte bash si ngjala.

 

Çakalli

 

Foli cakalli me plot tubime

E ndegjuan kafshet e pyellit

Plot sharje fliste dhe aludime

Thoshte jam une qe bej betime !

 

U hodh dhelpra e tha dy fjale

Une ju njoh mire shtirsh si I bardhe

Te te njohin ty qe hiqesh mal

Ti grabiqar, ti je cakall.

 

Deshmi

 

Doli nje dhelper me plot zotime

Tha ne grup une jam e vjeter

I thane kafshet ti pac urime

Ke qene, je e mbetesh dhelper.

 

Flasin ata…

 

Kane nje gen, gen fjalamanesh

Kane nje gjuhe, nje gjuhe shejtanesh

Kane nje gjuhe qe toka se mba

Flasin ata, o njerez flasin ata.

 

Shperfytyrim

 

Nate e dite neper ekrane

Derdellisin me shpifje pa gjykim

Te lindurit per poste si kokane

Kohe mjerane: shperfytyrim.

E kishin ngritur lart ne korite

Sa ishte atje nuk bente kundershti

Ai (ajo) pa fare merite

Kur zbriti trufullonte marrezi.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page