top of page

Mes vargjeve dhe në vargje


Mes vargjeve dhe në vargje, Njeriu jo vetëm lexon vetveten, por edhe percepton të gjitha gjërat e përditësisë. Përditësitë janë një ndryshim në perceptim të realitetit. Dhe, realiteti nuk kafshon, por perceptimi ynë i realitetit kafshon, si një arsye më shumë në lidhjen me Tjetrin. E Tjetri është prezenca, vetë ndjesia, audienca. E ku qëndron arti? Ku mbetet një vepër arti? Për shkak të prezencës, një vepër arti nuk ekziston jashtë perceptimit të audiencës, por tek të gjitha ato që lidhen dhe fillojnë tek vetë perceptimi që krijon Njeriu…

Në këtë mes është shiu, hija, jeta, lotët, cmira, CV-ja, lutja dhe sjellja. E ato i solla shkurt për ju miëtë e mi. Ndoshta me një tjetër risi… Nga Autori.




Shiu


Thonë që kur lindi bubullima

zhurma nën jastëk bëzan.

Dhe toka qan.


Hija


Rrapi bllokoi rrezet e diellit në mur,

përshfaqi një karikaturë.

Kopjen e tij.


Jeta


Një kuti me gjyra të grohta e të ftohta,

lapsa plotë mburrje.

Derisa të bëhen copa e copa.


Lotët


Jo gjithmonë kanë për qëllim të tregojnë pikëllim dhe dhimbje.

Ndonjëherë ato mund të jenë një shenjë e heshtur e lumturisë.


Cmira


Një mëngjes të bukur të freskët

fluturat i shtypnin lehtë lulet,

vetëm nga fshikëza.


CV-ja


Një libër i hapur dhe i kuptuar,

rezervo një anë të vetes.

Për veten tuaj.


Lutje


Dita që më lindi,

kur shpirti im u ngjiz në trupin tim,

një e lehtë si pendë, e pastër dhe e qeshur.

Qau. Ulërriti.


Sjellja


Mos prisni asgjë,

Pranoni jo gjithçka.


Gjykimi i huaj

përtej së vërtetës,

reflekton mendjen dhe shpirtin tuaj.

15 views7 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page