MES ROMËVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 9, 2020
- 2 min read

Për parafabrikatin, mes romëve, ku banoj,
kam folur në vargje edhe më parë,
dhe për romen sisëmadhe që më kërcënoj:
“Të shtyp kokën mes cicave si kokërr arrë!”
Po s’kam folur për një hall romësh, tjetër,
që më trishton prej kohësh, sa më bën vrer,
më ushton koka, nga britma demonësh të egër,
dhe aspiroj me frymë buçitëse, dimër-verë.
Janë një turmë kokorroçë të parruar,
lozin deri vonë me letra dhe hingëllijnë,
si një kavaleri kuajsh, të harbuar,
në front lufte, ku shpatat vringëllijnë.
Disa huqe të tyre, i njoh fare mirë,
por s’di nga u vjen gjithë ai gaz me zhurmë,
kur si faraonë të lumtur, në shkretëtirë,
qeshin aq fort, përballë një skllavi, si unë.
Unë e kam të qartë, se jam i dënuar,
skllav i përjetshëm me pranga poetike,
por jo të kem nerva çeliku, për të duruar,
skllavopronarë ulërimash mbi piramida antike.
Zbrazin gurgullima fyti, sikur Nilin kanë pirë,
dhe shkretëtira mbetet gjithnjë e thatë;
Qeshin pareshtur, që pa u gdhirë,
rubinetat e zërit mbyllin në mesnatë.
S’dua të besoj, se ndjehen të lumturuar
ngaqë fitojnë te gabi, me dengje për të veshur,
ndoshta janë racë, megjithëse e munduar,
lindin pa qarë dhe vdesin duke qeshur.
Qeshin, me ca bubullima aq të forta,
sa veshi normal nuk ka mundësi t’i durojë,
pa më buçitur, si daulle vikamash koka,
gjumin deri në Antarktidë ta kërkoj.
S’janë qeshje njeriu, thjesht duke qeshur,
janë batare të paprera topash, në artileri,
sa tundet pallati me beton veshur,
e them, ku të gjej derman, o perëndi.
Nuk fle dot natën, as bëj dremitje dreke,
shpesh mendoj, të çohem t’u bërtas,
por e shty, për në kalendat greke,
se mos më lëshojnë ndonjë rrufe më pas.
Mesa duket, gjykojnë se kanë liri pa kufi,
pa piramida, ku mund të ndalin vrapin zanor,
të na përjashtojnë nga e drejta për qetësi,
nga hapësira e tyre, të godasin si meteor.
Por të njoftoj me telefon policinë,
këtë s’e bën asnjë banor i bardhë tjetër,
se nuk duan të thërresin stuhinë,
të denoncojnë shiun, për të duruar breshër.
Ndoshta qeshin aq fort, për t’i dëgjuar,
zeshkanet e reja, në pritje pas një qoshi,
t’u ndjejnë forcën tek janë, duke i përgjuar,
dhe të përfytyrojnë pallën e tyre prej djaloshi...
Comments