(Thënie nga L. Poradeci)
Nga Merita Kuçi Thartori
Egërsuar rri liqeri,
Breg e valë marrëzi,
Hile i bën valës shtergu,
Këmbë e valës majën çik.
Dalëngadalë po bie muzgu,
Një shtatore më fanit,
Monolog i vetë poetit,
“ Sot po grinden perënditë”.
Po aq paqshëm e fal zemrën,
Bashkë me erën kapërdij,
Gjithë thellësinë e mendjes,
Shkojnë liqerit krahëlirë.
E ngas fjalën e harlisur,
Shkulm i dallgës liqer gri,
Këtu kuvendon lejleku,
Këtu zallit gjurmën kris!
( liqer- liqeni- përdorur ketu si vete poeti Lasgush Poradeci.)
Urime poete. Lazgushi, liriku i madh fymëzon të gjithë poetët që të thjurrin e këndojnë vargje krenarie.