top of page

Merita Kuçi: Akt i bukur

  • Feb 5
  • 1 min read

Akt i bukur


Nga Merita Kuçi


Zymbylat ma qeshin fytyrën,

Sikur puthja dhéun me harbim,

Sikur ujët pushtojnë trupin, qetuar,

Ku bashkë me diellin, krahët bien lirë.


Pushtuar jam prej fuqisë së dallgëve,

Ato shtyjnë bregut plot trup e shpirt,

Dhe lënë aty shkëmbinj e lëmyshqe,

Horizonti ulet, përflakur në rrymë.


E lashë pas zemrën time,

Lashë mallin, detin dhe dashurinë,

Pasqyruar mbahem dritës që ia behu,

Një akt i bukur besimi merr kuptim!

2 Comments


Guest
5 days ago

Urime dhe suksese.

Frymëzim i pastër që çliron energji pozitive!

Natyra të tërheq pa masë. janë ndjesi të këndshme që të bëjnë të shkruash!

Suksese.

Miqësisht!


Edited
Like

Zemrite Hereni
6 days ago

Urime dhe përgëzime për shkrimet e bukura dhe plot ndjeshmëri të poetes Merita Kuçit, ku fjala e shkruar shndërrohet në emocion, mendim dhe vlerë të qëndrueshme. Me stil të veçantë shkrimet e saj pasurojnë hapësirën letrare dhe kulturore, duke lënë gjurmë te lexuesi. Urojmë që frymëzimi dhe dashuria për fjalën e bukur te mos shterojne kurre!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page