Kushtimi, akt i shkurtër i mirënjohjesDuke rilexuar librin e Kastriot.Ahmatit "Më të mëdhenjtë e sportit shqiptar".Në një punë rutinë në bibliotekën time personale dora me kapi librin e mësipërm,dhe ashtu spontanisht siç do libër e hap në faqen e parë dhe lexoj një kushtim,ku jo të gjithë librat që kemi në shtëpi e kanë,ja kushtimi : "Mentorit bashkfshatarit,patriotit,njeriut të letrave për kujtim" Autori.Pikërisht ky akt i shkurtër i mirënjohjes është një vlerë e jashtzakonshme e shoqërisë dhe e kulturës njerëzore e cila me riktheu edhe një herë mbrapa në freskimin e memories.Atëherë po e nis përshkrimin tim të thjeshtë sipas kronologjisë së vetë librit .Libri edhe nga vetë titulli përshkruan një sërë disiplinash sportive siç janë: Atletika,Basketbolli,Çiklizmi,Futbolli,Gjimnastika,Mundja,Peshngritja,Qitja,Shahu,Noti,Volejbolli,Pingpongu etj.Të gjithë sportistët elitarë të përfshirë në këtë libër mbajnë titullin e lartë Mjeshtër Sporti, apo Mjeshtër i Merituar i Sportit.Përshkrimi i karrierës sportive të 50-sportistëve titullar në këtë libër përbën një dokument me vlera të jashtëzakonshme për sportin në veçanti dhe kulturën kombëtare në përgjithësi.Sigurisht arti dhe sportet janë si vëllezërit siamez ato nuk mund të blejnë pa njëri tjetrin,çdo artist ka pasur patjetër një dashuri ,ushtrim amator apo profesionist për sportin ,anasjelltas edhe sporti po kështu,ashtu siç shkruan dhe i madhi Pele : "Une mendoj se do të isha bërë aktor po mos të isha bërë futbollist".Që të dy artet kanë në themel përfeksionimin e lëvizjes së thjeshtë apo spektakolare,duke dhuruar emocion tek njerezit ,por edhe vlera historike e kulturore ku kontributi i këtyre njerëzve e ka radhitur Shqipërinë si pjesmarrëse të barabartë në shkëmbimet kulturore me botën .E pra ne falë këtyre njerëzve kemi çfarë ti tregojmë botës, të marrim dhe shkëmbejmë eksperiencë mes tyre.Por le të bëjmë një rezyme të shkurtër se kush është autori i këtij libri, aktiviteti dhe prurjet e tij në vazhdim.Kastriot Ahmati u lind në Sarandë më 15/03/1953.dhe qysh prej vitit 1954 jeton në Tiranë kreu shkollën mesme në liceun artistik "Jordan Misja"në degën e pikturës,ndersa studimet e larta i përfundoi më 1975 në Konservatorin eTiranës në degën e regjizurës.Merret me publicistikë që nga viti 1970 si gazetar shumplanësh e më vonë si gazetar sportiv ka botuar thuajse në të gjitha organet e shtypit artikuj të ndryshëm qe e kalojnë shifrën 1500.
Në vitin 1979 i hiqet e drejta e botimit për një artikull që nuk i pëlqeu regjimit dhe vazhdoi të shkruaj me pseudonime, duke vuajtur edhe dënimet me punë krahu e papunësi .Ka punuar si diplomat në ambasadën Shqiptare në Greqi,ka korrespodencë me gazetarë në disa vende të Evropës.Autori ka në proces dy vëllime të tjera për sportin ,si dhe tregime,romane e poezi.Ja si shprehet këtu ish sekretari i përgjithshëm K.O.K.SH. z.Stavri Bello, i cili shkruan në parathënien me titull: "Libër që hedh dritë mbi historinë e sportit shqiptar" se:"Vlerat e këtij libri marrin një rëndësi të veçantë,kur dihet se në gjininë e letërsisë sportive nuk janë trajtuar tema të tilla,ku të fokusohen të mëdhenjtë ,shtyllat,kapitenët e sportit shqiptar të cilët kanë lënë mbresa të pashlyeshme në memorien tonë kombëtare.Në këtë këndvështrim mund të themi se ky libër është i pari i këtij lloji në Shqipëri".E pra sa me lart nuk ka vend për koment,apo boshllëk për shtesa e vrejtje ,thjesht nxitje për autorin dhe të tjerë autor për të vazhduar në dokumentimin tregimin dhe jehonën që i duhet bërë sportit Shqiptar duke cituar ketu një thënie përsëri të Pele:"Entusiazmi është gjithçka ,ai mund të jetë i tendosur dhe dridhës si një tel kitare".Natyrisht që për sportin është shkruar por ngelet detyrë dokumentimi i vazhdushëm i tij,sepse këtu nuk bëhet fjalë thjesht për sportin në përgjithësi,por për njerëz elitar në veçanti ,të cilët kanë marrë pjesë në kampionate Kombëtare,Ballkanike,Europiane e Botërore,madje kemi edhe rekorde te cilët janë përfshirë në librin Guinnes.Meqënse është një rast i veçantë këtë po e përmend me emër ai është Spartak Hamiti për mbajtjen e topit me këmbë në ecje.Hartimi i librave të tillë ashtu siç shkruan dhe autori"Nuk është një punë aq e thjeshtë,sepse flitet e shkruhet për figura reale ,për data e vite të shkuara,për rekorde gara e ndeshje". Unë mendoj se me këtë libër autori ka fituar shumë "Pike" duke e perifrazuar me një thënie të Franc Bekenbauer "Kush është i fort nuk fiton,kush fiton është i fort".Pra kemi të bëjmë me ngjarje të shënuara në jetën e çdo sportisti për gjatë gjithë karrierës së tij sportive ,këtu flitet për individ dhe ekipe që janë shpallur kampion në një periudhë të gjatë historike që nga viti 1945 deri në vitin 2000.Natyrisht në përshkrimet e këtij libri nuk mund të anashkalosh edhe cilësitë e tjera e të veçanta të autorit,ai si një gazetar profesionist dhe intelektual i mirënjohur përveç tregimit , biografisë dhe fakteve, ai i vesh ato edhe me një stil të veçantë letraro-artistik duke u dhënë ngjyrë e emocion,jo vetëm për ata që janë protagonist ,por edhe për lexuesin e gjerë.
Në fund të librit autori në një kapitull extra me një titull mjaft të goditur (Mirënjohje) ku autori nderon "Ata" , të mençurit që me intuitën e tyre të thellë ,vlerësuan punën e lodhëshme disa vjeçare e origjinalitetin e Monografisë së divave të sportit shqiptar" duke sponsorizuar botimin e këtij libri.Por cilët janë ata ,dhe cila është ndjesia e autorit në këtë rast,duke u shprehur me fjalët e.tij:"Përulem me veneranc të thellë ndaj gjestit kalorsiak të familjes së Lorenc Lalës e kujtimit të paharuar të së ndjerës gruas fisnike të tij Mira Dervishi (Lala) si dhe familjes së muzikantit ,këngëtarit e kompozitorit të shquar Armin Caduff e bashkëshortes së tij Sqimatare ,sopranos se mrekullueshme Lisabel Caduff". Mjaft unikale , domethënëse dhe e pa përsëritshëme thënia e autorit në epilogun përmbyllës të librit:" Do te isha mjaft fatlum,sikur ndjenja ime e mirënjohjes ,të kishte flatra e të fluturonte për t'u bërë bashkudhëtare e jetëve të tyre".Une e lexova librin dhe ndjeva brenda vetes atë të cilën studion Estetika ,ç'është e "Bukura" po ju...?!.J'ua rekomandoj ta lexoni sa më shpejt sidomos protagonistët apo pasardhësit e tyre, për ata të cilët fatkeqësisht nuk jetojn me.Është e rëndësishme plotësimi i CV-së ,së çdo njeriu aq më tepër kur për të dhe meritat që ai ka ,kanë shkruar të tjerët.Ne përfundim i uroj autorit punë të mbarë ,dhe botime të tjera në fushën e sportit i cili na ushqen me ndjenjën e të qenit në "Formë" ,të lirë ,larg stresit ,ankthit ,apo rutinës të përditëshme.Edhe njëherë ju bëj thirrje ta lexoni këtë libër të thjeshtë duke e mbyllur shkrimin tim me një thënie të legjendës së futbollit Johan Krujf:"Futbolli është i thjeshtë, por është vështirë të luash thjeshtë."
Comments