Menopauzë Cerebrale Intelektualësh


Perparim Hysi

(mendime të një amatori)

ese Nga  Përparim   Hysi     Duke qenë se jemi të detyruar që të rrimë brenda nga ky"vetizolim me detyrim", dua të shpreh mendimin tim  për aktualitetin mediatik dhe më tej. Nëse them  atë  që ka thënë MARKSI në kohën e tij:" Jam një makineri e dënuar për të përpirë libra",as që më shkon në mend se ngjasoj me të, me mendimet apo veprimet. E vetmja gjashmëri është se unë,me të vërtetë, jam "makineri që përpij libra". Tjetër të lexosh dhe tjetër të japësh mend, kur bota sot ka aspirata më dinamike dhe më të paarritshme,se kjo mendja ime. Unë jam i ndërgjegjshëm se "Madhështia e njeriut qëndron në forcën e tij të mendimit". Këto fjalë në thonjëza janë të një mendimtari të madh si BLAISE  PASKAL. Dhe një mendjeje të qetë e  të kthjelltë, i dorëzohet gjithë universi,- ka thënë LAO TZU.                                                        *      *     *   Nëse orvatem që të shpreh mendimet e mia, në këtë kohë kolere; në këtë"vetizolim të detyrueshëm", nuk pretendoj që  të mbaj spektrin e ORAKULLIT dhe t'i bëj mendimet (ato janë gjithmonë subjektive), si të detyrueshme . E bëj këtë se, në këtë kohë kaq alarmante, në vend t'i jepet përparësi një mendimi racional ( me rastin e Kovidit 19, përparësi ka mjeku specilalist), vinë e zënë vend në Media, intelektualë iracionalë që jo vetëm nuk janë specialistë mjekësie, por,kapur nga titujt shkencorë apo dekoratat e"merituara" dhe zënë e imponohen para një publiku të  çoroditur. Disa syresh,ngaqë e kanë urrjetjen të qëllimshme kundër qeverisë aktuale,shkojnë deri atje,sa të fajësojnë Kryeministrin si sjellës të fatkeqësisë. Një tjetër ( më duket është akademik dhe nuk dihet në ç'fush