top of page

MENDONI MIRË PARA SE TË LEJONI TË HUAJTË TË PUTHIN FËMIJËN TUAJ


Razije Musa

MENDONI MIRË PARA SE TË LEJONI TË HUAJTË TË PUTHIN FËMIJËN TUAJ


Të dashura nana, shoh shumë herë prindër me fëmijë në rrugë, fëmijë të bukur e të lezetshëm për të cilët ndalen dhe i puthin e shtrëngojnë njerëz të huaj dhe kjo shihet si diçka e pranueshme.

Fillimisht më lejoni të ju them se fëmijët janë njerëz si gjithë ne dhe përqafimi nga të panjohurit sigurisht se nuk i bënë të ndjehen mirë, por ky nuk është problem më i madh që unë e shoh.

Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë sëmundje mund të mbartë një njeri që e shtrëgon fëmijën tuaj e madje ndodhë të i’a lë faqen plot pështymë. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) thotë se herpesi tek bebet mund të shkaktojë sëmundje serioze.Herpesi te bebet, sidomos te të porsalindurit, gjithmonë kërkon shtrim në spital dhe trajtim mjekësor, prandaj është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos puthen nga njerëzit që ju e dini se mund të mbartin ndonjë virus e aq më pak nga të huajtë që nuk e dini se nga vijnë.

Plus asaj, nuk mund të shihet si e lezetshme dhe e pranueshme kur fëmijët e moshës 2 apo 3 vjeçare refuzojnë të përqafojnë njerëzit e huaj në park dhe me të drejtë e kanë ndërsa i huaji insiston me idenë se nuk mund të rezistojë nga gjithë ajo ëmbëlsi.

Ja që me të vërtetë janë të ëmbël e të këndshëm por përmbajuni dhe kuptojeni se në një botë normale askush nuk guxon t’a përqafoj fëmijën e tjetrit në rrugë.

Në përvojën time gjatë kohës sa jam kujdesur unë, askush përveç prindërve nuk ka pasur të drejtë ta përqafojë apo përkëdhelë beben.

Ndërsa prindërit nuk duhet të ndjehen keq aspak të thonë se nuk ju pelqen që të huajtë të përqafojnë fëmijën e tyre, fundja cili është kuptimi të ndaleni dhe të përqafoni fëmijën e dikujt që se njihni.

Me dashuri, Razija

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page