top of page

Mendime për librin “Trokas me Ligjërime”


Mendime për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e studuesit Arqile V Gjata!

Nga doc: Odise Çaçi,


Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar vjen këtë rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”, të botuar dhe të kopsitur shumë bukur nga shtëpia botuese “Milosao “ Sarandë”, 2018.Mendoj ,se libri është ndërtuar mjaft mirë, ku opnenca nga prof.dr.Ermelinda Kashah, reçensa e paraqitur nga Yllka Kënaçi dhe Mirela Taçi, një parathënie me mjaft brum e prof.dr.Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, pasthënia e prof.dr.Shpresa Gjergji si dhe redaktimi nga prof.dr.Shpresa Fundo, korektor Murat Aliaj ja shumfishojnë vlerat kësaj vepre të re të Arqile Gjatës.

Unë pata rastin ta takoj Arqilene tek miku im , poeti Thodhori Baba, ku e përgëzova për këtë vepër dinjitoze dhe me vlera të veçanta shkencore, artistike dhe kritike.Vepra e tij rrok disa tema që për mendimin tim janë mjaft të nxehta dhe që duan kurajo, guxim dhe forcë artistike , që mikut tim Gjata nuk i ka munguar.

Ai ka diskutuar në auditore me studentë, sudiues, historianë e akademikë ku ka parashtuar dhe mbrojtur me fanatizëm gjuhën shqipe, origjinën e saj pellazge.

Referatet e tij në universitetin e Gjirokastrës, në universitetin e Tetovës, në revistat letrare brenda dhe jashtë Shqipërise ,si në Bukuresht, në Greqi etj i japin vlera të veçanta studimeve të tij si dhe mendimeve të hedhura për shumë probleme letrare sot, që një pjesë kalojnë në nihilizëm dhe disa te tjera ngrihen në qiell pa ndonje vlerë artistike.Reçensuesit kanë dhënë shumë gjëra pikante, po ashtu dhe dy prof.e nderuar Bardhosh Gaçe dhe Shpresa Gjergji, të cilët e vlerësojnë lart penën e prof.Arqile Gjatës.

Të gjitha shkrimet e tij kanë në thelb atë që ka çdo shqiptar i ndershëm e patriot, pavarësisht se ku jeton.

Prof.dr.Bardhosh Gaçe e perifrazon punën e këtij studiuesi me një shprehje shumë dinjitoze, ku thekson se Arqile Gjata “ na sjelll” një vizion të ri në studimet tona letrare”, f.19, ndërsa prof. Ermelinda Kashah bën këtë vlerësim”Letërsia e shkrimtarit ka një laborator të madh krijues, me të dhënat që afron, më bën të kuptoj se ka shumë mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që do të thotë se minus me minus formojne plusin”.

Ndërsa profesore Shpresa Gjergji bën këtë vlerësim për librin e prof.Arqile Gjatës.Ajo na sjell në kujtesë një shprehje të Akademikut të shquar shqiptar, prof.dr.Rexhep Qose se “gjuha është biografi e popujve, sepse në gjuhë dhe me gjuhën, më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale, morale”R.Qoshja, Panteon i rralluar, tiranë 1988 f.621. dhe vazhdon z.Gjergji se”Ligjërimi është një fjalë shumë e gjërë...dhe ndërsa shfletoj “Trokas me ligjërime”, ndjejë peshën e koloritit poetic, që vrullshëm vjen e më motivon me një komunikim të hapur, pak befasues do të thosha për autorin, nga që e njoh për nga vargu dhe poezia që lëvron më shumë, por kjo “erë” ndryshe më pëlqen...një punë me shpirt, e detajuar, me një tematikë mjaft të pasur dhe me vlera historiko-gjuhësore...”

Pra, vlerësimet nga koleg dhe njerëz të artit e shkencës i bëjnë një vlerësim maksimal punës së këtij studiuesi vlonjat.

Unë do të ndalem tek dy kumtesat e tij “Gjuha arvanitase e folur arkaike, apo , “zhargon” dhe “Vlera Artistike e Frazeologjisë në Poezinë Çame”.

Të dya këto referate janë të ngjashme pasi na sjellin gjuhën e vjetër shqipe si një gjuhë e lashtë si dhe të folmen çame në treven e Thesprotisë.Analiza e fakteve që sjell autori të çon në thellësine e shekujve për të parë origjinën tonë, bashkëjetesën me greket dhe vllazërimi që duhet të ekzistojë mes popujve, larg shovinizmave të ndonjë individi dhe qeverive të tyre.

Gjuha arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore.Ai ndalet tek ndikimet që kanë ndikuar mbi të , si i shkollave greke, intitucioneve , fqinjësia dhe shoqëria greke, shtypi i shkruar, kisha dhe predikimet në gjuhën greke, politikat shtetërore në interes të gjuhës greke si dhe mungesa e një alfabeti në gjuhën arvanitase.

Këtu nuk duhet lënë pa përmendur Fallemeyer, ” i cili shikonte në përbërjen gjenetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar”,f.52.Poeti grek Odhisea Eliti , me origjinë arvanitas duke marrë çmimin Nobel , tha:”Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”

Ka sot mbi 976 fshatra që flasin gjuhën arvanitase, si në Atikë, Thiva, Peloponez,Spata,Evia, ishujt Hidra dhe Speca, Andros, Salamina, Korfuz, Korinth et.jGjuha e tyre është një e folur arkaike.Këtë gjuhë e fliste “Karbakov Mjauli/Boçari dhe gjithë Suli”.

Origjina e shumicës së heronjëve të revolucionit grek 1821 ishin arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase dhe me të vërtetë Aristidh Kola na thotë se “në fshatin e tij- Kaçkavel, po të mos dija Arvanitika-shqip, shokët të tallnin”.

Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare”, kështu shprehej poeti Arvanitas Evangjeli Andreu.


Arqile Gjata

Autori nuk ndalet pa na kujtuar rolin e Kollokotronëve në revolucionin grek, ku i quan”Kollokotronët me nam”, flet per Boçarët, Vangjel Llapi,, për Aristidh Kolën, Jorgo Maruga, Jorgo Miha,Llambi Gjikuli,Dhimitri Leka,Jorgo Gjero,Tasu Arvaniti,Alqi Gjika, Fisi Pangallos, këngëtarit Thanas Moraiti etj, ku siç shprehet Aristidh Kola ”Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”..ai nuk harron rolin e alfabetit të Diskut të Fetos(Alfabeti i Dhaskal Todrit me 53 shkronja)”.

Por studiues gjerman si ArthurMilchkofer shkruan se, “Nga çdi unë , këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçakë”.

Emri "Çamëri" një emër i hyjnyshëm pellazgjik, një trevë e banuar prej pellazgeve, ilireve dhe epirotëve.Atë asgjë nuk mund ta ndajë nga trualli amtar shqiptar, me një sipërfaqe prej 9302 km katrorë Më 1885 sipas enciklopedisë turke të hartuar nga Sami Frasheri Çameria kishte 305 fshatra. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ,krahina e Çamërisë me qytetet kryesore Janinën, Prevezën, Artën etj i kaluan Greqisë.Studiuesi Arqile Gjata analizon poezinë çame, që lidhet me temën e patritizmit. Gjithçka e ndodhur në një treve të tillë është e dhimbshme, pasi tallazet e historise e kanë dënuar disa herë, në periudhën romake, bizantine, osmane, gjatë luftrave ballkanike dhe dy luftrave Boterore, 1914-1918 dhe 1939-1945, si dhe gjatë luftës civile ne greqi 1949-1953, “ku ullinjtë kullojnë gjak, si klumushti i gjirit dhe varret e mermerit si sythe të bardhë pikëllimi” dhe “përditë grindem me perënditë, kafshoja veten, thithja gjak gjarpëri, Atdheun e mora me vete, here ne tokë dhe herë në qiell”.

Në Çamëri si pasojë e genocizmit janë vrarë nga dora gjakatare e Zervës , 2771 civile , dhe 2000 të tjerë vdiqën rrugës për në Shqipëri dhe 28.000 të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit , Tiranës, në Borsh e Vrinë..(vitet 1940-1945). Qeveria greke ende sot nuk e ka njohur genocidin shtetëror grek ndaj shqiptarëve autokton të Çamërisë . Përpjekjet e qeverive greke për ti paraqitur çamët ,si bashkëpunëtorë të fashizmit nuk ka bazë. Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman, se gjatë Luftës së Dytë Botërore ,në Greqi ka patur 30 mijë bashkëpunëtorë të gjermanëve, mes tyre dhe gjeneralet Zerva , Ralis e Janaqi. Më 23 maj 1947 Gjykata e Janinës shpalli fajtore në mungesë 1930 çamë për bashkëpunim me forcat pushtuese fashiste, një pjesë me dënim me vdekje dhe konfiskim të pasurisë dhe çamëve iu hoq shtetësia greke. Pasuritë e çamëve në prefekturën e Thesprotisë u shpronësuan dhe iu shpërndanë grekëve pa tokë. Kështu rreth 800 pasuri të shtetasve shqiptarë që banonin ose jo në Greqi në atë kohë, të vlerësuara në 350 milionë dollare u shtetëzuan.

Me gjithë atë autori na kujton se kjo gjuhë e lashtë nuk u la kurrë që të shkruhej “Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet.Bëmë këngë, këshilla t’urta, që të mos harrohet gjuha”.

Kronistit bizantin Mikal Atalates për arvanitët se “Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm.Ata nuk i ka bindur as Roma as Katolicizmi.Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin e tyre”. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare thotë se :”Çamëria nuk është një fantazmë, që ngrihet, për të errësuar miqësinë e grekërve dhe shqiptarëve , përkundrazi kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njeri-tjetrin”.

Unë vetë do ta mbyllja tregimin mbi çamërinë me një thënie të Pol Bojs:

”Të falësh dikë , nuk ndryshon të kaluarën e tij”

Këto ishin disa mendime për një veprën e Arqile Gjatës që do ngelet në historiografine shqiptare krahas shumë studimeve me vlerë për historinë tonë kombëtare.Vlerat janë të pallogaritshme si në atë artistike, gjuhësore, fraziologjike e historike.I urojë autorit jetë sa më të gjatë për të na dhënë akoma vepra të tjera ,që bien erë atdhetarizëm të kulluar.

103 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page