top of page

Memuaret e një të burgosuri


Bedri Çoku

LIBRI"Përtej dhimbjes" i BEDRI ÇOKUT

(ese)

Nga Përparim Hysi


MAJA ANGELOVA thotë: " Nuk ka agoni më të madhe se sa të mbashë përbrenda një histori të patreguar". Duke lexuar romanin" Përtej dhimbjes" të BEDRI ÇOKUT,bindem që kemi të bëjmë me një histori të vërtetë,sa të trishtë e të dhimbshme,por dhe aq prekëse,në të njëjtën kohë.LIBRI sikur fillon me një çast të lumtur (grupe të burgosurish në liri),por, kur ndalesh në detaje,atëherë zë e reflekton dhe sikur futesh atje,tek petkat gri që kanë humbur çdo ngjyrë dhe ca më shumë,sheh njerëz aq të uritur sa,tmerr është që ta shkruash,por kanë harruar:të hanë!!! Kur lexoni fjalët e mia,ju që nuk e kini lexuar librin e BEDRI ÇOKUT, mendoni se jam unë që hiperbolizoj,por kjo që them është e shkruar e zezë mbi të bardhë,nga BEDRI ÇOKU,që u"rrit" në burgjet e diktaturës dhe,tek del me gjithë bashkëshokët, në vitin 1990, ai vetëm tregon për atë skëterrë burgjesh që partia-shtet e kish kthyer në një FERR ku e ku:të pakrahasueshëm as me FERRIN e DANTES dhe ca më saktë,sipas atyre "memuarevett" që kanë shkruar të burgosurit poltikë,burgjet e SHQIPËRISË së diktaturës së proletariatit, për shfrytëzimin deri në palcë të të burgosurëve politikë,për torturat çnjerëzore ndaj këtyre fatkeqëve,krejt të pafajshëm,për kushtet primitive të punës,nuk mund t'u gjeje të gjashmin as në vendet të ashtushquajtura"demokracive popullore", por as tek "ustai bolshevik" alias"tovarish STALIN" ku"çiraku Enver"kish marrë yrnekun.

BEDRI ÇOKU në libër është futur nën lëkurën e BESMIR ÇELËS,por tek shfleton faqe për faqe,shikon jo një BESMIR dhe aq,por një shtëpi të tërë me të burgosur. I burgosur babai; të burgosur të tre djemtë e familjes dhe nuk mjafton me kaq: sekuestrim të pasurisë së tundshme dhe të patundshme dhe të duket se atje, në një fshat buzë kënetës së Kravastasë dalin nga"truskat e kënetës" vetëm armiq. Regjimi komunist i ENVER HOXHËS ka qenë më shtypsi dhe më mizori. Shpikja më djallëzore e një mendjeje diabolike e tij,ishte lufta e klasave. Kjo qe shpata që priste kokat e armiqëve. Mjerisht,kjo shpatë qe në duar të një"shpatëtari" të verbër, të dashuruar me veten dhe i pangopur me krime.

Duke lënë pak mënjan autorin, jam një nga ata që kam provuar mbi shpinë luftën e klasave: gjyshin tim e shpallën kulak,ia morën çkishte dhe nuk kishte dhe drama më e madhe: nga 16 nipër e mbesa të tij,sado një nga djemtë qe partizan,asnjë prej tyre nuk shkoi dot në shkollë të lartë. Nëse flas për krahasime, nuk flas me apriori. Më kujtohet MENDELA I BALLKANIT,ADEM DEMAÇI që u burgos nga TITO e RANKOVIÇ,por, në fund të fundit,fëmijtë e tij kryen arsimin e lartë,kurse këtu, në SHQIPËRI, për një cen në biografi,as mund ta mendoje jo vetëm shkollë,por dhe punën. Natyrisht, këto që shkruaj unë janë vetëm thërmija,por ata që i kanë provuar mbi kurriz,janë, në radhë të parë,të burgosurit politikë.

Pyetjes pse ndodhte kështu në SHQIPËRI në regjimin komunist, me kohë e ka lënë me shkrim,tragjediani i madh grek,SOFOKLIU që thotë:" Një shtet nuk është shtet, po i takoi një njeriu". Dhe që i takonte një njeriu,e gjen mirë në faqet e librit dhe, megjithatë, sa për illustrim:

"... Enveri qe me pushime në Vlorë. Sa ishte ngritur dhe po lante sytë. Kur,befas, u shfaq MEHMET SHEHU.

Po ti?- pyeti ky (NJË NJERIU,de)

-Po ja shoku Enver,- tha si i përvajtur mysafiri,-kemi vendosur që shokun IKS ta bëjmë kryetar të komitetit ekzekutiv në N...,por problemi është se "shkolla e partisë" nuk është shkollë e lartë!!!

ENVERI,tregoi dëshmitari,fshiu sytë me peshqir dhe shkoi tek telefoni. Ngriti receptorin dhe foli:- HAXHI (është flala për HAxhi Leshin).dekretoje atë shkollën e partisë si shkollë të lartë!!! Dhe mendo se i kujt qe shteti.(pasazhi për Vlorën është nga unë,përmjet njëoficeri që shërbente atëkohë në bllok.)

Dhe pse qe i tillë,fabrikonte vetëm armiq,të brendshëm e të jashtëm.Jo vetëm i fabrikonte,por e keqja më e madhe gati burgosjen e ktheu në"profesion" dhe në trashëgim. Armiku lind armik dhe,stafeta ogurzezë, vazhdoi për gati gjysëm shekulli.

BESMIRI është një gjimnazist shembullor dhe veç si nxënës,por dhe sportist e muzikant model, po,kur thotë populli,"po të lanë për prift, bëhesh dhespot". BESMIRI qe bir armiku (se qe i pasur dhe i ati veç kish ndihmuar dhe qe,si të thuash "pionier progresi"në bujqësi,por shteti i "njëshit" shihte tek ai një armik jo në potencë,por real dhe të rrezikshëm dhe ndaj e prangosën. I vranë të ardhmen.I vranë ëndrrat e rinisë,por BESMIR ÇELA është gjenetiksht një farë gruri e mirë.Është "farë" e tillë që çan gurin dhe mbin. Në shkollën e madhe të burgjeve dhe në traditën e tij familjare, ai sikur e ka fiksuar në ndërgjegje dhe sikur e ka shkruar mbi ballin e bardhë,thënien me vlerë epokale:"Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është si një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë shkollën foshnjore". Pikërisht,për këtë traditë të bukur u rebelua;u prangos,por kurrë nuk u nënshtrua. Ajo kasollja që,metaforikisht, autori e quan"Kubania" u kthye në kështjellë që nxorri luftëtarë për liri.Me familjen ÇELA alias DOKU ndohi ajo që thotë NELSON MANDELA:" Vështirësitë e jetës disa i lodhin,kurse disa të tjerë i forcojnë". Pjesëtarët e "KUBANES" veç u forcuan nga burgjet e persekucionet të regjimit komunist.

Çdo gjë që lexon në libër është e vërtetë. Për autorin është e qartë,se ata që nuk besojnë në të vërtetat e ndodhura bëjnë veç rolin e budallait, Se,siç thotë Brehti:" Ai që e di,por nuk e thotë vërtetën,është kriminel." Shkrimtarit (i tillë ëshë BEDRI ÇOKU me librat etij) nuk i ka lezet heshtja.Dhe jo vetëm s'ka heshtur,por shkruan duke gjetur pak ballsam për plagët e shkatuar nnga diktatura.Jeta vërtet që ka baticat dhe zbaticat e saj,por jetohet për ta fituar betejën me të ligën dhe me BEDRI ÇOKUN dhe bashkëshokët e tij të burgjeve ka ndodhur ajo që thotë POETI I MADH POLAK ADAM MICKEVIÇ:" Edhe kur të biesh,thuaj që fitova".Këto kujtime sa të ngrohin,aq të coptojnë nga brenda.Dhe BEDRI ÇOKU vazhdon të shkruajë se,siç thotë AMISE ERNAUX;"Të kesh jetuar diçka,çfarëdo qoftë ajo, të jepë të drejtën e padiskutueshme,për ta shkruar atë." Jam i sigurt që së shpejti,prapë do ndeshemi me ca të vërteta që,sado ta copëtojnë zemrën, janë të mirëpritura për të na hequr stresin.


Tiranë, 25 qershor 2021

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page