top of page

Meditim për Universin


Meditim për Universin ...Zotin...


Diversiteti i qenieve është aqë i gjerë, sa njeriu as që ia del të jap bile as një numër të përsaktë. Shtesë kësaj, diversiteti është aqë mrrekullisht i ballancuar, aqë harmonik, aqë në ndërvarësi sa, një deballancim më serioz rrezikon mu atë diversitet, mu jeten e qenieve, mu planetin. Kur nisi kjo? Njeriu, dijetarët, shkencëtarët, u rropaten me mijëra vjetë të përcaktojnë edhe nisjen edhe shkakun e nisjes së jetes dhe fuqinë e krijimit të diversitetit. Asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dijetarë, as afërisht nuk ka dhënë një eksplikim të patundueshëm për këte. Të thënat ishin vetem pelegrinazh i mundimshëm në gjithësinë e imagjinates së tyre. Universumi nuk ka datë të lindjes e as të zhdukjes. Nuk dihet një krijues i tij dhe motivi për ta krijuar. Hapsinisht dhe kohësisht /nëse koha si diç objektive ekziston-e unë nuk e besoj/, ajo ka ose nuk ka kufinjë, nuk i dihet dimensioni, nuk i dihet as ku mbaron e as kurr. E gjitha që është thënë për këto e në lidhje me këto, janë spekulime të rebelisë intelektuale që nuk tejkalojnë një përfytyrim të ngushtë në hapsirë e në kohë. Se përse është përcaktuar-është pyetje e papërgjegje, por ai, ajo që ka dashur të bëjë e të mbajë jeten të gjallë, ka përcaktuar dashurinë, atë gërshetimin e kundërshtive, atë plotësimin reciprok të specieve, sa të përtritet jeta në planet. Natyrisht se ka teza e mbiteza, ide e mbiide /gjerpri që shty Adamin të kafshoj mollen e u dënua zvarranik i përherëshem, etj./, por, asnjë subjekt hyjnor që vërteton saktësinë. Kurrë! Filosofia është një sofizem për dëfrim e hiq më!

105 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page