top of page

Mediar Leka: SONTË MË MUNGON

ree

Sonte më mungon si drita hënës së tretur,

Si puhizë e ftohtë në një det pa valë.

Më mungon si prushi nën hirin e mbetur

Si një fjalë e bukur e shpirtit plot mall.

 

Orët po treten, si hije mbi mure,

E nata e heshtur më fton nëpër terr.

Ti je diku larg, mes egjrave bozhure,

Unë rri me mallin, roje pritur në derë.

 

Po të ishe këtu, si dikur të kisha,

Do të ngjisja puthje mbi faqet e bardha.

Me gishtat e mi do të ndalja akrepat,

Që ikin si dallëndyshe në rrugë të largëta.

 

Por nata është e verbër, nuk di të më ndihmojë,

Dhe unë s’kam pushtet mbi heshtjen e saj.

Mbetem një hije që nuk di të më zgjojë,

Duke thirrur atë emër që tatuazh e mbaj.

 

Sonte më mungon…

Më mungon…!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page