Medalja e Artë “Order of Peace Missionary Saint Mother Teresa” për z. Esat Braçe
- May 11
- 3 min read

Më 16 maj 2026, një tjetër moment krenarie do të shënohet për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, kur aktivisti dhe drejtuesi i Shoqata ‘Nënë Tereza’, Esat Braçe, do të nderohet me tituj dhe vlerësime të rëndësishme ndërkombëtare nga Diplomatic Mission Peace and Prosperity dhe partnerët e saj globalë. Ky vlerësim i veçantë vjen si një mirënjohje për kontributin e tij të gjatë dhe të palodhur në fushën e arsimit, kulturës, humanizmit dhe bashkëjetesës komunitare. Për vite me radhë, Esat Braçe ka qenë një zë i fuqishëm në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë, duke e kthyer veprimtarinë e Shoqata ‘Nënë Tereza’ në një vatër të rëndësishme të kulturës shqiptare në Londër. Ceremonia e 16 majit nuk është vetëm një nderim personal, por edhe një respekt për gjithë komunitetin shqiptar që kontribuon me dinjitet në shoqërinë britanike. Titujt “World Peace Missionary”, “Honorary Ambassador of DMPP” dhe Medalja e Artë “Order of Peace Missionary Saint Mother Teresa” përfaqësojnë një vlerësim të lartë për një njeri që ka ditur të bashkojë humanizmin me veprimin konkret, kulturën me shërbimin ndaj komunitetit dhe identitetin kombëtar me frymën universale të paqes. Në kohën kur bota ka nevojë për më shumë solidaritet dhe mirëkuptim mes njerëzve, figura si Esat Braçe dëshmojnë se ndryshimi fillon nga përkushtimi i sinqertë ndaj tjetrit. Ky vlerësim ndërkombëtar është një krenari për familjen e tij, për miqtë, për komunitetin shqiptar në Londër dhe për gjithë diasporën shqiptare që sheh tek ai modelin e një qytetari aktiv, human dhe fisnik.

Në një kohë kur shoqëritë moderne kanë nevojë më shumë se kurrë për njerëz që ndërtojnë ura mirëkuptimi, solidariteti dhe bashkëjetese, vlerësimi ndërkombëtar për aktivistin e njohur të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Esat Braçe, vjen si një nderim i merituar për një jetë të tërë në shërbim të njerëzve dhe të vlerave humane. Ceremonia do organizohet nga Diplomatic Mission Peace and Prosperity, në bashkëpunim me institucione dhe misione ndërkombëtare të paqes dhe diplomacisë, nuk është thjesht një akt simbolik. Ajo përfaqëson njohjen e një pune të palodhur, të ndërtuar ndër vite me përkushtim, sakrificë dhe dashuri për komunitetin shqiptar në Londër dhe më gjerë. Motivacioni i këtij vlerësimi përfshin fusha madhore si arsimi, kultura, marrëdhëniet ndërkombëtare, humanizmi, paqja dhe bashkëjetesa ndërkomunitare, duke dëshmuar se kontributi i Esat Braçe ka kaluar kufijtë e një veprimtarie lokale dhe është kthyer në një mision njerëzor me ndikim të gjerë

Si themelues dhe drejtues i Shoqatës ‘Nënë Tereza’, ai ka qenë për vite me radhë një nga promotorët më të rëndësishëm të ruajtjes së gjuhës shqipe, identitetit kombëtar dhe kulturës shqiptare në diasporë. Përmes shkollës shqipe, aktiviteteve kulturore dhe nismave komunitare, ai ka mbajtur të gjallë lidhjen shpirtërore të brezave të rinj me atdheun, duke i edukuar me dashurinë për gjuhën, traditën dhe historinë shqiptare. Kjo veprimtari merr një rëndësi të veçantë në emigracion, aty ku sfida e ruajtjes së identitetit bëhet çdo ditë më e madhe.
Po aq fisnik mbetet edhe shërbimi i tij në sektorin e shëndetësisë dhe emergjencave, si pjesë e London Ambulance Service, ku humanizmi nuk mbetet vetëm një fjalë, por shndërrohet në përkujdesje konkrete ndaj jetës njerëzore. Në çdo rol të tij, qoftë si aktivist, drejtues komunitar, humanist apo filantrop, ai ka përcjellë mesazhin se paqja dhe prosperiteti ndërtohen përmes shërbimit ndaj tjetrit. Titujt “World Peace Missionary”, “Honorary Ambassador of DMPP” dhe Medalja e Artë “Order of Peace Missionary Saint Mother Teresa” janë një kurorëzim dinjitoz për këtë rrugëtim të gjatë në shërbim të njerëzimit. Ata nuk nderojnë vetëm një individ, por një frymë të tërë përkushtimi qytetar e kombëtar që i jep krenari komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe gjithë diasporës shqiptare.
Ky vlerësim ndërkombëtar është gjithashtu një mesazh frymëzues për brezat e rinj: se puna e ndershme, përkushtimi ndaj komunitetit dhe dashuria për njerëzit nuk humbasin kurrë. Përkundrazi, ato bëhen gjurmë që mbeten në kujtesën dhe respektin e shoqërisë. Dhe pikërisht këtë gjurmë ka ndërtuar ndër vite Esat Braçe, një emër që sot lidhet me humanizmin, kulturën, arsimin dhe paqen.








Comments