Me “Urat e librave” të Shpend Topollajt


Me “Urat e librave” të Shpend Topollajt


Hë sot, hë nesër... Gjersa na u bë mbarë! Herë s’kisha kohë unë e herë Shpendi, miku im që banon në Durrës, një nga krijuesit më të begatë në fushë të letrave, intelektual me formim të shumanshëm, veprimtar i palodhur shoqëror. E, pra, më në fund u takuam sot paradite por vetëm për pesë a gjashtë minuta. Nuk kishte kohë as për një kafe se ngutej për të qenë (si çdo ushtarak i përkushtuar i karrierës) i pranishëm në kohën e caktuar dhe në vendin e caktuar, aq më tepër që ishte i ftuar për të mbajtur një kumtesë. Ma dha librin e tij më të freskët me kritika letrare “Urat e librave”, me dedikimin e ngrohtë: “Kopit, mikut tim të ditur e shpirtmadh”. Më tërhoqi hijeshia e mbulesës së librit dhe fillova leximin. Qysh në faqet e para u binda se nuk do ta lëshoja lehtë nga dora. Stili i Shpendit që rrjedh si ujvarë, i freskët e me shushurimë melodioze, më futi në një galeri njëherazi miniere dhe artesh figurative. Them “galeri miniere” sepse sikur hyra në një vendburim mineralesh të pasur jo me një, por me një morì metalesh, njëri më i vlefshëm se tjetri. Them edhe “galeri artesh figurative” sepse më dolën përballë shumë portrete të vizatuar me ngjyra të gjalla, që rrezatonin vlera të panumurta njerëzore. Shpirtmadhësia ime, që vetëm një shpirtmadh si Shpendi mund ta dallojë dhe ta zmadhojë me lupën e mirësisë, ishte mikroskopike në krahasim me atë të personazheve të skalitur si nga një daltë skulptori të shquar, apo nga peneli i një piktori të tejndjeshëm. Bie në sy menjëherë një e vërtetë ngazëllyese: Shpendi bën çmos që të mos i shohë protagonistët e shkrimeve