top of page

Me talentin e tij tashmë si Kirurg Oro-Maxillo-Facial...


Qatip Mara & Arjan Nervaj

MIRËNJOHJE PËR MJEKUN E TALENTUAR ARJAN NERVAJ ,KIRURG ORO-MAXILLO-FACIAl


E kam njohur Arjan Nervaj gjimnazist në gjimnazin e qytetit Selenicë Vlorë .Ishte nxënës shëmbullor.Kur hyra në orën e parë të mësimit, më ra në sy një djalë i qetë, me sy të gjallë e shprehës, që qëndronte i vëmendshëm dhe shfaqte interesa në orën e mësimit. Shpejt, do të vëreja se midis gjimnazistve të klasës, Arjan Nervaj dallohej për vëmendjen e përqëndruar në mësim, për urtësinë e gjykimeve. Ai rrezatonte dije dhe urtësi. Qëndronte në orën e mësimit me qetësi e maturi, i urtë dhe komunikues, me kërkesa për një mësimnxënëie bashkëkohore, i përgjegjshëm në detyrat që kryente , i qartë në qëllimet që parashtronte. Ishte i saktë në përfundimet që nxirrte. Me këto cilësi dhe vlera, Arjan Nervaj kishte arritur t’i zhvillonte e njëkohësisht të gjente motivet e fshehura tek vetveja, për t’u përqendruar në formimin e tij si karakter me vlera njerëzore. Të gjithë mësuesit e gjimnazit , do ta vlerësonin atë për sjelljen shembullore, për punë pa përtesë dhe kualitet në marrjen e dijeve.Pasi mbaroi gjimnyzin me reultate të shkëlqyera vazhdoi studimet për mjeksi –stomatologji. Ai ishte studenti talentuar në fakultetin e mjeksisë dega Stomatologji të Universitetit Tiranë .Përfundoi me rezultate të larta studimet,filloi punën si mjek dentist në Vlorë .Ndjeva shumë kënaqsi kur Arjan Nervaj vazhdonte studimet për specializim në Itali, të cilat përfunduan me rezultate të larta.


Performanca e Arjan Nervaj ishte bërë shumë cilësore, e admiruar. Me thjeshtësi e modesti na takonte dhe ofronte ndihmën e tij bujare me klinikën që kishte hapur në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Me fillimin e shekullit të ri , Arjan Nervaj u vendos në Tiranë. Në zonën e ish bllokut, në rrugën “Sami Frashëri” hapi klinikën “Koral” e cila shumë shpejtë u bë e njohur në të gjithë kryeqytetin Tiranë.

Me talentin e tij tashmë si Kirurg Oro-Maxillo-Facial, klinika e tij ishte shumë e kërkuar nga pacientët, të cilët vlerësojnë punën e tij të kujdesshme cilësore në specialitetet: Radio grafi dixhitale, implantologji, Kirurgji orale

Në Klinikën dentare Koral, kushdo mund të ketë besim të plotë në cilësinë e shërbimit nga stafi i klinikës Koral ku mjekët specialist stomatlog janë të sjellshëme për tju shërbyer çdo grupmoshe që paraqitet në ambjentet e saj. Stafi klinikës së bashku me drejtuesin e klinikës “Koral” mjekun e talentuar Arjan Nervaj kanë krijuar një ekip profesional të kujdesit dentar në mënyrë që të sigurojnë standarte e shërbim me cilësi të lartë .

Duke biseduar me mjekun e talentuar Arjan Nervaj, ai pohoi : “Këto standarde janë mbajtur nga programet e edukimit të vazhdueshëm për të gjithë stafin tonë.Dentistët , laborantët, higjenistët tanë, mbështetur nga menaxherët tanë praktikë dhe recepsionistët punojnë së bashku për të ofruar standarde më të larta të stomatologjisë dhe të kujdesit të jashtëzakonshëm për konsumatorët. Misioni ynë është që të rritet dhe të zhvillohet në vendin tonë si klinika në nivel të lartë global dhe të sigurojë cilësi të lartë bazuar në shërbimet për të përmirësuar jetën e njerëzve. Në klinikën Koral ne vazhdimisht vlerësojmë dëshmitë pas protokolleve tona të trajtuara për të siguruar që ju keni ecur sipas procesit normal të rekomanduar nga dentisti. Ne kemi një praktikë të dhëmbëve të përkushtuar për restaurimin dhe rritjen e natyrshme të bukurisë së buzëqeshjes njerëzore. Një standard të përsosmërisë në kujdesin dentar personalizuar na mundëson që të ofrojmë shërbime të cilësisë së dhëmbëve që pacientët tanë meritojnë. Ne ofrojmë planifikimin dhe trajtimin stomatologjik për të arritur kushte optimale të shëndetit dentar. Si një implant kryesor dentar, ne bëjmë çdo përpjekje për të parë dhe të kujdesemi për pacientët sa më shpejtë edhe në raste aksidentesh dentare urgjente. Si një praktikë, ne jemi besimtarë të vërtetë ndaj kujdesit dentar për të arritur shëndetin optimal të dhëmbëve. Ne gjithashtu e dime se pastrimet rutinë, kujdesi nga sëmundjet ngjitëse dhe higjena janë të dobishme në parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve.

Kontrolli i infeksioneve në klinikën tonë është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për të mbrojtur pacientët tonë dhe veten,ne në mënyrë rigoroze mbajmë sterilizim dhe nga procese të ndotjeve gjatë procedurave të tilla si dhëmb nxjerrjes duke përdorur standardet e rekomanduara nga institucionet shqiptare dhe ato italiane. Që të japim shërbimin më të mirë të mundshëm , ne jemi të përkushtuar për edukim dhe arsimim. Kemi marrë pjesë në konferenca dentare, leksione, takime,dhe informuar mbi konventat dentare që të qëndrojmë të informuar për teknikat të reja,zhvillimet më të fundit të produkteve dhe pajisjet më të reja që një klinikë modern e dhëmbëve mund të përdor për të siguruar kujdesin e artit dentar. I gjithë stafi është i përkushtuar për të siguruar shërbim me kujdes të shkëlqyer.Filozofia e klinikës Koral me laboratore është për të prodhuar restaurimet dentare që kanë një vështrim të vërtetë natyror. Kjo makinë e vazhdueshme për përsosmëri siguron që ne të mbetemi në hap me kohën për estetikën stomatologjike. Laboratori Koral kombinon përparimet në teknologji dhe një angazhim të plotë të shërbimit për të siguruar prodhimin në punë të cilësisë më të lartë. Reputacioni ynë për produktin dhe shërbimin për përsosmëri është i themeluar mbi pasurinë e njohurive, shkathtësive dhe përvojës që përmban brenda grupit tonë, duke garantuar që ne të jemi cilësor në shërbimin ndaj cdo pacienti. Implantet dentare konsistojnë në vendosjen në nofullë të një vide prej titani që do të luajë rolin e rrënjës së dhëmbit që mungon. Ato janë të projektuara që të suportojnë vendosjen e koronave, urave ose protezave. Implantet përdoren kur ka mungesë të pjesshme ose të plotë të dhëmbëve për t’i zëvendësuar këto të fundit pa prekur dhëmbët fqinjë.. Implantet janë të sterilizuara në rreze gama ndërsa konfeksioni është në dopjo shishe qelqi.Implantet dentare janë dhëmbë artificiale të cilët duken natyralë. Nuk janë optimalë për të gjithë sepse kërkojnë kirurgji, ndaj pacienti duhet të gëzojë shëndet të plotë, të ketë mishra të shëndetshëm të dhëmbëve, dhe të ketë nofulla të përshtatshme për të mbështetur implantin, të jetë i kujdesshëm ndaj higjenës orale dhe të bejë rregullisht vizita te dentisti.Procedura kirurgjikale kryhet në një seancë ndërsa ajo protetike (vendosja e dhëmbëve) bëhet mbas të paktën tre muajsh.Për vendosjen e implantit në fillim në kirurgji niset me vendosjen e ankoruesit. Aplikohet anestezia lokale dhe pas vendosjes së implantit, pacientit i jepet një recetë mjekimi, këshilla me gojë, si dhe një fletë udhëzimi , ku janë të detajuara veprimet që duhet të ndjekë pacienti pas kirurgjisë së implantevë. Gjatë 4 – 6 muajve kërkohet të rritet nofulla rreth implantit dhe ta fiksojë atë në vendin e caktuar. Pas disa muajsh, pasi mishrat e dhëmbëve janë shëruar, hapi tjetër është zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë. Këta dhëmbë vendosen mbi implantet që janë vendosur në gojë.

-Avantazhi i madh i implanteve është se ato ruajnë kockën e nofullave nga humbja(tkurrja) -Zëvendësojnë një apo më shumë dhëmbë pa prekur ato ngjitur -Mund të mbajnë një urë fikse duke eleminuar nevojën e një proteze të lëvizshme -Sigurojnë suport për një protezë të lëvizshme duke e bërë atë më komforte dhe stabël -Funksioni i një implanti është ai i zëvendësimit të rrënjës së një dhëmbi të humbur Në gjykimet klinike globale implantet dentare kanë rezultuar të shkëlqyera në drejtim të estetikës dhe parashikueshmërisë.

Në klinikën “Koral” kryhet edhe Drejtimi i padukshëm i dhëmbëve dhe Kirurgji Orale, për këtë kemi blerë paisjet më modrene të kohës “

Duke përfunduar bisedën me mjekun e talentuar Arjan Nervaj nisa të shkruaj këtë shkrim modest jo për të bërë reklamë, sepse në internet klinika “Koral” ka faqet e reklamës së saj duke ekspozuar proceset e shërbimit cilësor ndaj pacientëve. Interesimi i qytetarëve kryeqytetas për klinikën “Koral” është i dukshëm. Në çdo kohë vizitorët janë të shumtë dhe takimet bëhen me planifikim të rregullt, sepse mjeku talentuar Arjan Nervaj është shumë i kërkuar dhe shërbimi është nga më cilësorët.

Kur shkova për herë të parë në Tiranë me zemrën e tjetrit shkova tek klinika Koral për të bërë një protezë.Mjeku talentuar Arjen Nervaj më mirëpriti me shumë respekte,e dashuri njerëzore që më shikonte mirë me shëndetë me zemrën e trasplantuar.Në të gjitha vitet që kisha qenë nëpër spitale,ai më dërgonte mesazhe urime duke shprehur konsiderata dhe duke më dhënë kurajo e optimizëm për jetën..Me kujdes e përkushtim mjeku Arjan Nervaj më mori masat e protezës duke më thënë se këtë protezë do ta keni dhuratë nga klinika Koral.Më shprehu gëzimin e tij që kishja rilindur me trasplantin e zemrës.Më bëri me kujdes disa prova të protezës qe e kishte përgatitur me duart e tija të arta. Kur shkova të sekretaria e klinikës për të paguar lekët,më thanë janë të paguara.Ndjeva emocione jo për kursimin e kostës së protezës, por për ndjenjën humane të mjekut të talentuar Arjan Nervaj.

Mjeku talentuar Arjan Nervaj është edhe një familjar shëmbëllor. Ka dy fëmijë djalë-vajzë, ku së bashku me bashkëshorten Rudi kujdesen për mirërritjen e tyre.

Një kujdes të vecantë Arjan Nervaj tregon për prindërit, të cilët kanë meritën e edukimit të fëmijve shëmbëllor. Nëna e Arjanit, Violeta është mësuese veterane e matematikës, e cila ishte e talentuar si mësuese matematike në shkollat publike. Babai Arjanit , Remzi Nervaj ka shërbyer për shumë vite drejtor shkolle në shumë shkolla duke treguar kulturë e sjellje të admiruar. Vëllai Arjanit, Altini, ish nxënësi im , dinamik, i shkathët me sjellje shëmbëllore pasi kreu me sukses arsimin e lartë ka një veprimtari biznesi të sukseshëm interneti. Motra e Arjanit , Erinda pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin “Ali Demi” Vlorë fitoi bursë shtetëror për të studjuar në universitetin Ankara Turqi. Studimet universitare në degën financë i përfundoi me rezultate të larta, sot ajo është një nga ekpertet e talentuara të Bankës Kombëtare Shqiptare. Pra kemi një familje të talentuar intelektuale, të cilët gëzojnë admirimin e komunitetit në Vlorë edhe në Tiranë. Me punë, me ndershmëri kanë krijuar mirëqënjen me strehim komod në Vlorë edhe në Tiranë. Sigurisht çdo mësues për ish nxënësit e tij ndjen krenari kur ata shkëlqejnë në jetë e bëhen të dobishëm për atdheun e mbarë shoqërinë.

Duke e falënderuar me mirënjohje i urojë jetëgjatësi,lumturi në familje dhe suksese në Klinikën Koral


Qatip Mara

Nju Jork 16 nëntor 2020

182 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page