top of page

Me sytë nga deti


Pjesë nga romani " Me sytë nga deti "

Nga Lela Dardha Kokona


Aldo, pasi dëgjoi debatin mes tyre, u largua duke hedhur vështrimin nga dritarja e dhomës. Një rreze përndrinte xhamat. Hapi dritaren.Lulet erëmirë ishin këndellur.Aromat e tyre kundërmuan në tërë shtëpinë. I shihte si nëpër ag nga sytë e vlagët me lot , nga shpirti dhe zemra të bërë hon.Një dëshirë e beftë nga natyra grishëse ,e bëri të dilte jashtë duke ftuar dhe Belën. Doli me dorën hedhur në qafën e saj.Ndjeu se vapa ishte platitur.

- Nuk e dija se puna e tij qenka mahisur kaq keq! Fliste me cigaren e ndezur në buzë.

- Edhe mamit i kërceu trilli keq.I rrihte e iu fry aq shumë ai damari i qafës, sa gati po i çahej.

- Mbeta pa fjalë moj motër! Nuk po i besoja më veshëve të mi!

- Si e ka përballuar mami një jetë të tërë, një gjendje të tillë pa përkrahje nga askush?! E gjora ajo! - Shtoi Bela duke u ulur në një stol dal boje të një parku të vogël por të gjelbëruar .- Më vinë në vesh britmat që më ftojnë për tu larguar si një endacake, se koha jonë po varroset ! Nuk mundem më të përjetoj një gjendje të tillë! Pse vallë njerëzit e mirë nuk shkojnë atje ku synojnë, ku ëndërrojnë , ndërsa të këqinjtë kanë një avantazh të madh mbi të mirën?

- E, ata veprojnë me dinakëri për të çuar më tej çështjen e tyre. Përdorin mënyrën joshëse për të mashtruar, përdorin fjalë me sharm, të ëmbla të cilat të shpërqëndrojnë.Janë të gatshëm të gënjejnë duke ndryshuar faktet.- Në mbyllje bëri një buzëqeshje nxitëse.

- Po- po, mirë e ke ti! Njeriu i mirë di të sillet mirë. Ka qëllime të mira. I angazhuar ndaj veprave të mira.Janë argumentues të sinqertë.- plotësoi Bela me një zë përdëllimtar .

- E di ti Aldo se çfarë më tha mami dje ? Për babin e kam fjalën.- "Kam dyshime të mëdha se babi juaj ka çrregullime të mëdha psikike". - Duhet përballur me të që ta kuptojmë sa nuk është vonë.Si është një shprehje spanjolle," Po të mos fliste, nuk do ta kuptoja se është budalla".

- Po, e saktë, ashtu është në fakt ! Por, pak u përballëm ne me atë? - Bëri një buzëqeshje qortuese.- Bela, ndërsa fliste e përlotur,sytë i vajtën në një flakë të beftë, e cila lëshonte një tym të zi dhe shpërndahej me shpejtësi.

- O Zot, po më bëjnë sytë apo ato gjuhëzat e imta flake të kuqërremta që vvezullojnë në ajër, po shkrumojnë shtëpinë tonë? U ngritën vrik .

-U shkërrmoq deri në themele familja jonë!- Mbeti mes atyre fjalëve i nemitur dhe i zbehur i tëri. Vrapuan sa zemra po u rrihte dhe godiste gjoksin e tejnxehur gati në shpërthim vdekjeprurës.Ndjenin kërkëllimën e asaj ngrehine tashmë që po shembej nga brenda. Po shihnin një llahtari. Flakët ngjasonin me vetëtimat para stuhisë, dëgjohej zhurma si e gjëmimit të fuqishëm të bubullimës, që bie atje lart, mes maleve, para se rrebeshi të derdhet furishëm. Përpëliteshin mes klithmash teksa shihnin gjuhët e flakës të cilat sa vinin e zmadhoheshin duke formuar figura të ndryshme mistike tmerruese. Ato tronditën shpirtin e tyre deri në pafundësi dhe që përfundoi me rrënimin e gjithçkaje.Më tej, u duk babai me një bidon të madh në dorë dhe sy zgurdulluar në shpërthim. Ndërkohë, ai kishte arritur në dukje, kënaqësinë optimale. Nga ana tjetër, dëgjoheshin dridhshëm lebetitjet, shpërthim klithmash ulëritëse të nënës nga llahtari që shihte. U afruan rreth saj. E mbështollën si një foshnje në kraharor ,ndërsa ajo

vazhdonte të ulërinte dhimbshëm.

- Ndihmë- ndihmë! Zjarr- zjarr! U dogjëm! Ujë, ujë ,hidhni ujë! -U shkëput prej tyre . Mbushi një kove me ujë në çezmën që ndodhej në oborr. Tentoi të futej mes flakëve.

- Ku shkon mami? Mos- mos se do digjesh brënda, mos të lutem!- folën të dy në një kohë , ndërsa ajo rendëte pa mënd duke sokëllitur.- Kush ma bëri këtë gjëmë, e vraftë Perëndia! - Mallkonte nga thellësia e shpirtit.

- Nënë, mos mallko! Nuk ka pse i huaji të na djegi. Nuk kemi bërë asnjë mëkat.

- O Zot i madh! Mirë e ke Aldo. Borxhlinjtë , po borxhlinjtë e babait tënd, bixhozxhinjtë e mallkuar. Ja kisha frikën atyre , por jo deri këtu! Qofshin të mallkuar ! U shofshin me rrënjë, me kuç e maç bashkë me këtë tonin! Ora shkoftë e më dëgjoftë! - mallkonte Lola me shpirt të drithëruar.Shihte me sy të trishtë e të frikësuar aq shumë flakë që çante errësirën si vetëtima që ndiqnin rrugën qiellit si gjarpërinj të zjarrtë që lëshonin një zhurmë e gjëmim shkreptimash të llahtarshëm, sa dhe ajri dukej se digjej. Përhapej kudo erë e tymi e cila të bllokonte frymëmarrjen.Nata fekste vrerosur si ditë.Bashkë me flakën ngrihej përpjetë dhe hiri i hirtë.Ajo vazhdinte të kollitjen mendueshëm me sytë që lodronin lot dhimbjeje e djegeje tymi .-Aldo thërriste nënën edhe se nuk arrinte ta shikonte.

-Mos mallko ashtu nënë, s'të kanë faj familja e tyre, aq sa mund të jemi ne fajtor për ata.

- Ke të drejtë o bir! Zoti më faltë, po më ka keq xhani.

- Në radhë të parë, kërkoje të keqen te i yni pastaj tek ata. Ku i dihet?

- A thua të jetë aq budalla sa të bëjë dhe këtë gjëmë?- Aldo ngrinte supet në heshtje. Nëna çirrte faqet të cilat kishin formuar vijëza të holla gati të shpërthenin gjak.- Ku është ai vulëhumburi?

- Nuk është momenti tani nënë , kemi kohë. Asgjë nuk vlen më.- Ajo mbushi kovën me ujë,. Mori vrull të futej mes flakëve , të shpëtonte aq sa mundëte.

- Nuk ja vlen më të sakrifikosh nënë. Flaka është aq e madhe sa gjithçka u shkrumbua menjëherë. E ka mbushur deri në themel me benzinë. - fliste i mbytur në lot Aldo.

- Nuk shuhet kjo flakë me atë pak ujë, do bësh të shpërndahet edhe më shumë! E shikon që mbeta me zorrën që lajmë oborrin dhe nuk po bën asnjë dobi? Ky ishte fati ynë nënë!

- Ku je o Zoti im i dhimbsur?! Ç'faj kanë bërë fëmijët e mi që po tmerrohen duke parë këtë llahtari? Pse ua vrave buzëqeshjen, u dogje shpresën, djersën ?! Ajo dhe të dy fëmijët e saj kishin mbetur si statujë e latuar mbi tokë. Dhimbja shponte zemrat. Trupi i mpirë, sytë me lot të tharë dhe mendime të trishta.Qëndrimi i heshtur i babait shkaktoi dyshim, pasiguri tek Aldo. Lëshoi një pasthirrmë keqardhjeje të fshehtë kompromisti për të mbushur heshtjen.

- Aldo, shpejt zjarrë..fikësit! - u mundua të gjente fjalën e duhur nëna. Aldo hodhi vështrimin te sytë e babait, që vezullonin me një ngarkesë të frikshme ligësie. Ai e pikasi reagimin e të birit . U orvat të fliste nga afër ,por zgjodhi distancën duke i thënë:

- Bën mirë të heshtësh! Mos më vrojto ashtu! Ështe më mirë kështu sesa...!- foli me egërsi dhe sqimë duke skërmitur dhëmbët.- Zjarrëfikësit janë mbi të ardhur, - iu drejtua Miri Lolës me një zë të zvargur. Mori një yrysh, hodhi bidonin tej dhe u zhduk fluturimthi pa vënë re se ku shkeli. Pas gati një gjysëm ore, u dëgjuan sirenat e zjarrfikësve.

- Pse erdhët tani? E shihni që gjithçka u shkretua, u shkrumbua? - Ndërhyri një fqinjë i tyre.- Flakët kanë një orë që kanë nisur o zotni!

- Çfarë faji kemi ne? Tani u njoftuam. Sapo na mori në telefon zoti Miri, i zoti i shtëpisë.Ai fliste qetë- qetë, sa ne nuk po besonin nëse ka ndodhur vërtetë kjo ngjarje apo jo?!.- Nëna,Bela dhe Aldo ishin ulur me duar të kryqëzuara në gjoks dhe vetëm vështronin trishtueshëm sesi po fluturonin me gjuhët e flakëve gjithçka që ata kishin ngritur me djersë.Dozat e dyshimit për babain u bënë prova bindëse për Aldon. Tashmë i sigurt se ishte dora e babait që hodhi në erë të tashmen dhe të ardhmen e tyre. U ngrit, kërkoi bidonin që babai hodhi tej me një vetkënaqësi.E gjeti matanë një pirgu me tulla të kuqe, të coptuara. Nuhati erën e benzinës që kundërmonte.

- "Sa do doja të gaboja në intuitën time baba" ! - Foli nën zë Aldo mes një zhgënjimi total.Një valë e stuhishme keqardhjeje u ngrit fuqishëm në shpirtin e tij të dëlirë.Ishte forca e fuqishme shpirtërore , e çiltër ,forca shtangëse që i fliste sëbrendshmi." Pse na korre mizorisht fidanishten tonë pranverore , baba, atë pranverë të hareshme shpirtërore plotë me besim e shpresë"!? Ai shkatërrim kishte ngritur shpatën kundër ëndrrave, shpirtndjeshmërisë së tyre në një hark të shkurtër kohor, u sakrifikuan duke paraprirë fatin e zi, duke bërë një përzgjedhje tragjike për ta. E ndjenin veten se po tërhiqeshin drejtë gijotinës, e cila ishte ndërtuar e ngritur nga babai tyre në një natë të vetme.Në atë natë të vetme çdo gjë u hodh në erë nga kthetrat gjakatare e shpirtëligësia e babait.Kuçedra flakë përpiu gjithçka. Fati i keq, nuk deshi të kursejë as shpirtrat e tyre që mbetën në lëngim nga fshikullimat e helmët. U ul i gjunjëzuar. Mbështolli fytyrën me dy duart dhe nisi të qante me dënesë i papërmbajtur tashmë me shpresa krejtësisht të humbura.

- Aldo, zemër mos u gjunjëzo shpirti im! Mos të lutem! - ndërkohë u lëshua në krahët e tij, e pushtoi duke i thënë: "Mos harro, ti nuk je vetëm. Së bashku do ta rindërtojmë shtëpinë edhe më të mirë."

-Fati që na dhuroi babai, na trajtoi në mënyrën më të habitshme e më mizore.

- Kjo që ndodhi , nuk ka të bëj me sjelljen e babit Aldo. Ai ka gjynahe të tjera.

- Po , edhe kjo është nga dora e tij, - zgjati dorën drejtë bidonin me benzinë.- Ja, e pash me atë në dorë. " Mos më shiko i habitur dhe mos fol"!- më tha. - Shtëpia ishte që sot e tutje peng i bixhozit.Atëherë ai bëri këtë zgjidhje, ja, - zgjati dorën nga shtëpia që po shkrumbohej.

- Jo, jo gjer këtu?! Jo nuk është e mundur- nuk është e vërtetë,- mbeti e nemitur Bela.

- Tashmë kishte mbetur te rregullonin të ardhmen, se të shkuarën nuk e ndryshonin dot.
















41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page