top of page

Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së poetit Mirko Gashi


Mirko Gashi

MIRKO GASHI, POETI PRESHEVAR QË I KËNDOI DITËS SË BARDHË-LIRISË

“DO TË VIJË DITA ORËBARDHË”

/Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së poetit Mirko Gashi/


Shkruan: Xhemaledin SALIHU, profesor


Mirko Gashin poet e preokupojnë dhembjet e verdha, dhembjet e blerta, kori i hijenave, vrragë lumi, syri pa gjelbërim, uji i verbër, lumi i zi, dielli i verbuar, kohë gjarpri, verbim i zogjëve, gjarpri i fatit, uji njerkë, njeriu syzopatë, polipët e vdekjes, deti i tërbuar, uria, vdekja, zogu i urtë, laraska, hakmarrja e ujit, ushijza, bushtra, reja e zezë, vdekja troket, vala e zezë, qyqja, korbi, e tjerë.

Ç’është e vërteta, poeti bënë object trajtimi çështje e dilemma që fillojnë me të dhe njeriun e tij, me fatin dhe me tragjikën.Poeti nuk rri indifferent ndaj kohës që është e mabrsuar me shqetësime të mëdha, me trazimee me të papritura, ndaj një kohe të plagosur që e trazon pa masë:

Dhe e lëshoj në qiell të fluturoj  Unë e liroj pëllumbin nga kafazi Ai ia ndërsen sokolin e tij pëllumbit.

Poeti Mirko Gashi është në rrafsh të kundërtë me njeriun, të cilit nuk i shihet fytyra, por ai ia di qëllimin dhe e ka përjetuar pësimin e veprimit të tij. Derisa poeti thurrë urata për qetësimin e detit, njeriu që fshah fytyrën shtie në yllin e poetit:

Unë thurr urata Që ta qetësoj detin e tërbuar ---------------------------------------

Unë s’do të qaj Për yllin tim të përgjakur Për pëllumbin e rrëmbyer,  Për detin e shqetësuar Për ëndërrimet e mia të pushtuara Do të vajtoj për ty Për ty Njeri Që s’po të shoh fytyrën.

Koha e tillë është kohë e ushujzave, korbave, kohë ku zgjohet e keqja:reja e zezë mbulon qiellin, gjarpri ndërron vetëm këmishat, ndërsa uji gjarpër ferrin e zgjon. Tragjika e shumëfishtë është e pafund:

As kamulus As stratus Po reja e zezë Terr I robit Kasnec I kobit Në renë e zezë Djalli bëri vezë E kalorësit e Apokalipses u zgjuan kuajt e tyre hingelluan ne çdo hap tmerr e sit ë merr të dërgon në asgjë të shkatërruara janë  lagjet të zbrazura janë magjet tmerr për sy e vesh.

Sa do të zgjasë kjo kohë, kjo gjendje, këtë poeti nuk dëshiron ta profetizoj:

Po kush e merr vesh Kur do te zgjohet  Zogu i urtë i marrisë në kokat e parisë.

Kjo botë shprehur poetikisht, me etje të verbuar del me gjithë absurdin e saj në poezite për shpendët, ku çdo gjë ngjet në ballafaqim me Arbor vitas, me të keqen, me kobin. Arbor vitae simbolizon qenesinë, ekzistencën, ndërsa qyqja, laraska i kanosen Arbor vitae, pa rreshtur:

Fshehurazi po na I lë vezët në vatrat Ku je e ku s’je qyqe që I do vetëm tokat qiellore Ku shtegton në vjeshtë pse kthehesh në pranverë Bëhesh kasnece e lajmeve të zeza T’u faroftë veza Në Arbor vitae mos pastë vend për ty ----------------------------------------------------

Laraska Prej saj thehen degët në Arbor vitae -------------------------------------------------

Në krrokatje flatrat-shigjeta Nëpër vatrattona I gjeta Na sjell vaj largona zot prej saj Vetëm përbrenda ngjyra I është si fytyra Këtu zi aty gri bardhë atje Në tufën e saj s’ka sopran alt tenor e bas Atje ka vetëm krrokatje Që vdekjen e lë

Në një kohë të këtillë bilbili nuk është ai që duhet të jetë, që këndon më bukur se sirenat, pra bilbili është vetëm një gjakim:

Ti je vetëm pjellë e përrallave Më kanë thënë se këngëton më bukur se sirenat --------------------------------------------------------- Nëse s’fluturonnë oazë ku pot ë pres me pasqyrë në dorë Eja në odat tona ku të ëndërrojnë fëmijët të këndoni sëbashku Atëbotë do ta dija se me vërtetë jë ai për të cilin më ligjëruan interpret të këngës sime fluturues i parë nëpër ballin tim.

Mirëpo, këtë kohë më së miri e përcakton korbi, që është oreol i zi i çdo njeriu. Poeti korbin e cilëson si “kasnec i vdekjes, Kerber i ndjekjes”, i cili parreshtur kërkon kuban të ri, gjak të ri:

Oreol I zi I çdo njeriut je ti Fluturon e fluturon nëpër at os Si kasnec I vdekjes kerber I ndjekjes Tre shekuj të jetës sate gjurmon Nëpër gjelbërimin e jetës kurban kërkon.

Po si mund të ekzistoj Arbor vitae në kohë e në kushte të këtilla, çka e mban atë gjallë e të parrënueshëm. Pos tjerash është Deti I Bardhë që I bëhet kurorë erës, diellit dhe majeve të malit:

Det I Bardhë Më I madhi det je ti Po kush do t’I numërojë pikat e qumështit të përrojeve Kurt ë ngadhënjejnë Era e dielli Majeve të maleve U bëhesh kurorë.

Është pasuria shpirtërore e shekullore, e ngulitur në vetëdijen për të qëndruar, për t’I përballuartë gjitha të papriturat dhe të këqijat.

Është kryetrimi Gjergj Skënderbeu Kastrioti, në të cilin përbetohemi:

--------------------------------------------------------------------------- Gjeti shpatë për çdo shtrëngatë Gjeti atë për ditë e natë Ai të cilin e pritnin kah moti Gjergj Skënderbeu Kastrioti.

Është Mic Sokoli që I flet vdekjes:

Shporru S’ndiej për ty S’di për mbret…

Është Idriz Seferi që e lëshoi kushtrimin:

Ilan, ilan- Na quanin asokohe Në Gjilan E ne vërtet ishim astritë Nëpër male Le e rritë

Në bebëzat E të parëve të mi U zgjue e bardha agmi Pushka krisi U mboll lisi Zhduk ferri Lëshoi kushtrimin Idriz Seferi.

Është Shtjefën Gjeçovi:

Bredhi Nëpër bukuritë që I zbulove ti Dhe kërkoj  Bukën tonë të përditshme…

Është Nënë Terezë:

Nëna Terezë Për skamnorë Zemrën pa rezë

Nëna Terezë Në shërbim të resë Për skamnorë Në zemrën e rrufesë.

Është rrita jonë orëbardhë që nuk u zhduk e nuk do të zhduket kurrë. Për këtë poeti është optimist dhe shton:

Do të vijë dita orëbardhë Kur uji I lumit do të ndriçohet Me ngjyrëra çfarë s’ janë parë- Më tha njeriu magjistar Nënat me fëmijët shtëkatarë Do të takohen në një rrugë të mbarë Pastaj Do të vijnë shirat Bari do të rritet Një boj njeriu do të rritet drithi Do të bëhet me sy urithi Do të bëhet… L I R I !

S’ KEMI ARSYE TË MOS I BESOJMË DHE TË MOS I BASHKOHEMI POETIT, MIRKO GASHI: “LE TË VIJË DHE KA ME ARDHË DITA ORËBARDHË ! LIRIA !

Vërejtje:  Recitali poetik, muzikor, version i shkurtër: “DO TË VIJË DITA ORËBARDHË” Vargjet: Mirko Gashi Hartues: Xhemaledin Salihu Udhëheqës artistik:Nexhati Rexhepi Regjia : Agron Boriçi Muzika: Adnan Ymeri Luajtën: Grupi artistik “Aleksandër Moisiu” Preshevë/ Ejup Haziri, Teuta Ahmeti dhe Shqipe Osmani/

Recitali i plotë u shfaq me rastin e Akademisë solemne, kushtuar 30-vjetorit të themelimit të Shtëpisë së Kulturës :”Abdulla Krashnica”, mbajtur më 9 korrik 1994.

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page