
Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës

E nderuara familje Musliu,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, publicistit, kritikut letrar dhe studiuesit Ramadan Musliu.
Kontributi i Ramadan Musliut ishte dhe do të mbetet shumëdimensional. Ai ishte njëri prej kritikëve letrarë më të dalluar të letrave shqipe, si poet solli poezinë me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e si publicist qe i spikatur dhe me dije të thellë kulturore.
Vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi në Kosovë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin kulturor në Kosovë dhe për të gjithë ata që patin rastin ta njohin.