top of page

Me pak fjalë një botë

Updated: May 20, 2022




Me pak fjalë një botë

(Kujtimit të Qemal Xhelilit)


Nga Fatmir Terziu



Ndoshta ende mbaj gotën e rakisë

të kujtoj se papritmas,

krejt hutuar,

duar të shpejtuara burri mbajnë dajren

në ritmin e lashtë të paharruar,

madje kjo gotë është një dolli,

për të rishkruar,

sepse kujtesa merr përpara si era një letër,

dhe fryn më shumë se të gjithë gjërat

kohën e saj të tmerrshme për gjithçka tjetër.

Kjo do të ishte thurrja e një poezie

si trikoja me duart e një burri,

shenja lumturie edhe në ditën e ftohtë,

kur me shakatë e tij qesh ende dhe guri,

papritmas shëtit me pak fjalë një botë

pa iu lodhur goja dhe truri.

E kështu poezia del nga fiqiri

nuk e beson se ka ikur i ri Qemal Xhelili?!


Shënim: Ka qenë shpirt artisti, krijues i denjë, humorist, njeri i të gjithë vlerave dhe mbi të gjitha një muzikant, dhe valltar i jashtëzakonshëm që në fëmijëri. Ndërroi jetë në moshë të re 55 vjeçare në Durrës.

100 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page