Me një mik të mirë të shqiptarëve

Me një mik të mirë të shqiptarëve



Mjaft shqiptarë tashmë e njohin dhe janë miqësuar me të. Ka kohë në fakt që emri i tij është një vlerë në mesin e biznesmenëve shqiptarë në Mbretëri të Bashkuar. I thjeshtë, modest, por mjaft burrëror në respekt e në vendime. Ai është protagonisti i miqësisë dhe qetësisë shpirtërore të shqiptarëve në dy bizneset e tij tek “Europa” dhe tek “The Balkan”, në dy pika shumë të rëndësishme për shqiptarët.

Ndërsa folëm me fjalë të cilat shkojnë jashtë dëshirës së tij, jashtë gjithë atyre që thuhen për të mirë për të, falë modestisë dhe seriozitetit natyrisht nuk mund të lëmë mënjanë emrin e tij. Ai është biznesmeni i suksesshëm shqiptar, Agron Kurtaj.

Shpesh herë udhëtojmë pa u ndier. Ditënetët na shpien majëkrahi mes hapësirave të tyre andej nga ku dertet dhe dhimbja, malli dhe përshpirtja bëhen palë me vetë të mishtën, trupin njerëzor... dhe Atje, tej, tutje në dhelindje ndjejmë emocion dhe ... mall... Për kënaqësinë e vetë kësaj lëvizjeje jetike, shqiptari i mërguar në jo pak raste ka gjetur derën të hapur si në shtëpinë e tij tek “Europa” e më tej tek Agron Kurtaj.

Lokalet e tij janë të vëna në dispozicion si për kohën e lirë, ashtu dhe për gëzime, festa e angazhime të tjera shoqërore dhe komunitare. Dhe të gjithë të thonë fjalët më të mira. Përparim Muca thotë se ai evcën në gjurmët e prindërve të tij. Gëzim Ethemi shprehet se është dhe mbetet një shok i vërtetë dhe i mirë. Hasan Aliu kapërcen fjalën e Shqipërisë së mesme duke e cilësuar mik të shqiptarëve. Po kështu dhe dhjetra e dhjetra të tjerë që e njohin dhe e përshëndesin nga afër në ditët dhe kohët e tyre të lira.

Kurtaj është dhe një model familjar dhe një biznesmen që udhëheq në heshtje gjithë aktivitetet e tij. Në një biznes tipik jo-familjar, ai është një person i përfshirë dhe në disa raste ai mund të jetë punëtor, udhëheqës, pronar, drejtor, ose të ketë ndonjë kombinim të këtyre roleve, pa iu bërë tërt syri, pa vënë në mëdyshje punë dhe qëllimin e saj. Por, Agron Kurtaj e ka të qartë se në një biznes familjar, këto çështje janë më të ndërlikuara sepse një individ mund të ketë disa role dhe përgjegjësi. Këto role të shumëfishuara zakonisht janë të ndërlidhura me nxitjet e ndryshme, të cilat i zmadhojnë sfidat që i ballafaqon biznesi familjar të cilat nuk ekzistojnë te rivalët e tyre që nuk janë në pronën familjare.

Agron Kurtaj natyrisht me një eksperiencë pune disa vjecare tashmë e di se ashtu sikurse udhëheqësit e biznesit familjar gjithashtu ai mbetet të jetë me motive të ndryshme, varësisht nga roli në punën.

Kurtaj, edhe pse është një model i mirë i biznesit të suksesshëm, ai megjithatë nuk ndalet këtu, dhe ka për synim zgjerimin e kapaciteteve të biznesit të tij dhe të familjes dhe njëkohësisht edhe shtimin e numrit të punëtorëve, gjë kjo që do ndikojë edhe në ekonominë vendase, ku ai ndjehet mirë se ka edukuar fëmijë të mrekullueshëm dhe ka ndërtuar një familje të shëndoshë. Ai synon që një ditë forma e bizneseve të tij të marë një udhë më të gjerë. Kurtaaj, ashtu sikurse pjesa dërmuese e shqiptarëve, ëndërr e ka që biznesin e tij, të mos e fiksoj vetën në një kohë dhe hapësirë të ngushtë, por një ditë të mund të bëj të njëjtën gjë edhe në shtetin e tij të lindjes, për të ndikuar sado pak si në rritjen e ekonomisë vendore, po ashtu edhe uljen e numrit të papunësisë.

6 views

Shkrimet e fundit