top of page

Me ngadalë më hidhje çapa

  • Apr 9, 2021
  • 1 min read

Poezi Xhevahir Cirpngu


Me ngadalë më hidhje çapa,

Në zabel kur mblidhje shkarpa.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Mblodhe shkarpa – moj, që të ndizje zjarrë,

Të na bëje moj o përshesh me dhallë.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Vesa e mëngjesit ende s’ishte tharë,

Fësh, fësh – fshesa – punët moj mbaruarë.

Dale moj po dale,t’u bëfsha kurban.

Nusja jonë bel- hollë moj,

Faqet –kuq si mollë.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Sa lezet o moj kishte shtëpia

Çelur si lule Kajsia.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page