top of page

ME KOMBIN NË BORXH



Kushtuar kush djersën, gjakun s'' e kurseu për këtë KOMB

Kur t' më përcillni nga ju të ndahem përgjithnjë këngë dhimbjeje mos më vini se do të ndodh ndonjë çudi. Nga arkmorti mund të zbres qetë e qetë edhe serbes dhe ta heq vallen ngadalë. merak t' mos më mbes'. As këngë trimërie se gjaku do t' më vlojë do t' ju kërkoj dyfek të hidhem në hendek me dushmanin shekullor të ndeshem, të luftojë. Shpesh me vete jam grindur dhe i kam kërkuar llogari "Punove për vete për familje" ç' bëre për Shqiptari?! Në muzeum, dekorata trimërie për të parët e mi ndoshta s'do të gjeni dhe s' kam zili. Turp s' më lanë, lidhur me tokën, me dhënë e dhi. Gjakun në mikroskop po t' ma shihni do të gjeni: djersë, punë e pastërti.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page