top of page

Me këngëtarin lbrazhdas Hysni Hoxha


FALEMINDERIT. ARTIST! Me këngëtarin lbrazhdas Hysni Hoxha Këngëtari Hysni Hoxha, djali nga Zdrajshi i Çermenikës, është një këngëtarbrilant i muzikës së bukur popullore shqiptare, veçanërisht i asaj librazhdase. Këngëtari Hysni Hoxha rrjedh nga familja Hoxha e Zdrajshit të Çermenikës në Librazhd, fis me plot bëma historike e patriotike. Gjyshi i Hysniut, Tahir Hoxha, ka qenë patriot dhe një kontribues i hapjes së shkollës së parë shqipe në Çermenikë. Hysni Hoxha ka bashkëpunuar me shumë muzikantë dhe autorë tekstesh, si me kompozitorin Edmond Zhulali dhe Mjeshtrin e Madh, poetin Jorgo Papingji. Hysni Hoxha, djalë i Çermenikës me zërin e tij melodioz i dha emër asaj zone në gjithë Shqipërinë dhe më gjërë. Ai ka repertor të pasur në interpretimet e tij, që sot numërohen në më shumë se 100 këngë. Populli i Librazhdit tashmë e ka etiketuar Hysiun si “Bilbili i Çermenikës”. Energjia krjuese e Hysniut vazhdon në gjithë repertorin e pasur në vite. Me interpretimin e tij orgjinal ai i dha Çermenikës të harruar në vite një sërë këngësh, që, me plot gojën, ne do t’iquajmë interpretime brilante. Ndër këngët më të spikatura të repertorit të tij janë: Udhëto moj kënga ime, një këngë qëi dha vendlindjes së këngëtarit aromën luleve të Çermenikës. Kjo këngë u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer të këngëtarit me autorin Çaush Kullafi dhe kompozitorit Edmond Zhulali,Dasma e Dardanit, Çame moj e bukura Çame, Çermenika bën kuvend,Këndoj ty Librazhdi im, O Librazhd të qofsha falë, Moj e mira cucë Matjane, këngë kushtuar Nderit të Kombit, artistes Margarita Xhepa etj. etj.

Familja Hoxha nuk është e njohur vetëm për traditat pazriotike, por dhe për krijimtari artistike. Motra e Hysniut, Afërdita Hoxha, që sot jeton në Zvicër, ka një repertor të pasur artistik. Kënga e çiftit vëlla dhe motër, Mall për ty e lot për nënën, përcjell shumë emocion në çdo varg të saj. Repertori i këngëtarit Hysni Hoxha është shumë i pasur, dhe çdo interpretim i tij është krijimi ri. Bashkëpunim të shkëlqyer këngëtari Hoxha ka me një sërë këngëtarësh të tjerë popullorë, si: Liri Rasha, Dava Gjergji, Vitore Matoshi, Vitore Tusha, Fatime Kalimashi dhe motra e tij Afërdita Hoxha. Hysni Hoxha ka një familje model dhe të orjentuar drejt profesioneve të ndryshme me rëndësi në Shqipëri dhe jashtë saj. Krenar bilbilin e Çermenikës e bën nusja e djalit të tij, znj. Qendres Sadriu Hoxha SP, e cila është një aktiviste e shkëlqyer në politikën zvicerane. Ajo është e angazhuar në politikënë Zvicër, prej 10vitesh. Nga viti 2019ajo është parlamentare e Kontonit të Zyrih - ut. Më 30 prill 2023, në Pallatin e Kulturës "Sadi Halili" të qytetit të Librazhdi, u dha një koncert recital i këngëtarit Hysni Hoxha. Salla ishte e tejmbushur për të ndjekur repertorin e këngëtarit, si dhe shumë këngëtarëve të tjerë. Moderatorët të këtij koncerti, Shpëtim Hala dhe Fatime Kalimashi, performuan me plot profesionalizëm në skenë. Regjia ishte e realizuar nga Mjeshtri i Madh, Minella Kureta, e cila përçoi larminë e ngjyrave artistike në atë skenë. Numrat ndoqën njëri - tjetrin si një gjerdan i bukur, duke ruajtur ritmin artistik. Skena mori hijeshi kur në të u ngjit artistja e vogël nga Maqedonia e Veriut, Arjana Zhaku, me këngën e saj: Moj e bukura Arbëri. Zëri briland i aktorit shqiptar me banim në Maqedoninë e Veriut, z. Xhevat Limani, i dha gjithë dimesionin artistik kësaj skene.


Pallati i Kulturës mban emrin e koorografit, Artistit të Merituar Sadi Halili. Në çdo event ky institucion ruan gjurmët e aktorit librazhdas, regjisorit Muhamet Muça. Nuk i mungoi këtij eventi interpretimi i poezisë së poetit të pushkatuar nga diktatura komuniste Vilson Blloshmi "Saharaja". Tingujt e klarinetës së Enver Muçës e bënë më të bukur interpretimin nga i ndjeri Muhamet.

Këngët ndoqën njëra-tjetrën në shoqërinë e duartrokitjeve të spektatorëve. KëngëtariÇermenikas Hysni Hoxha në çdo interpretim ngjalli emocion te spektatori. Emocione të thella ngjalli kënga Udhëto moj kënga ime, këngë që i dedikohet vendlindjes së këngëtarit të Çermenikës. Këtë këngë ai e këndoi i shoqëruar nga e gjithë salla. Momenti emocionues i koncerit ishte kur këngëtari la skenën dhe takoi në mesin e sallës autorin e tekstit, poetin Çaush Kullafi.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, z. Kastriot Gurra, kryetari i Shoqatës Kulturore“Çermenika 2017”, z. Behar Almeta dhe drejtori i gazetës “Zana e Çermenikës” Z; Caush Kullafi dhe drejtoresha e pallatit te kultures ´` Sadi Halili``znj Bardha Alimeta dhanë vlerësimet e tyre për këngëtarin Çermenikas. Bardha Almeta e apasionuar per artin premton se evente te tjera do kemi ne vazhdim,

Koncerti recital i bilbilittë Çermenikës Hysni Hoxha në Librazhd pati jehonë të madhe. Shumë portale dhanë lajmin, i cili u shpërnda në gjithë Shqipërinë. Librazhdi ka djem dhe vajza artistë të mrekullueshëm. Është detyrë e institucioneve drejtuese të atij qytetiqë t’i promovojnë dhe t’i mbështesë këta artistë.

Faleminderit artistiHysni Hoxha!

193 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page