MBRONI LIRINË E MEDIAS, TË NDERUAR AMBASADORË!


Frank Shkreli

“Liria e shtypit është një prej mbrojtjeve më të mëdha të lirisë dhe nuk mund të

kufizohet kurrë veç se nga qeveritë despotike” (Xhorxh Mejson)

Nga Frank Shkreli

Si një shqiptaro-amerikan dhe besoj se edhe komuniteti shqiptar këtu në Shtetet e Bashkuara, në përgjithësi, jemi të kënaqur që ambasada e jonë në Tiranë ka tashti një ambasadore fuqi-plote, pas një mungese të gjatë. Sipas një njoftimi në faqen elektronike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ambasadorja e re, Yuri Kim dje në mëngjes paraqiti letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta, si Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë. Ambasadorja Kim u shpreh se, “Patëm një bisedë të mirë me Presidentin lidhur me miqësinë e gjatë midis dy vendeve tona dhe ritheksuam përkushtimin që bashkëndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”.