top of page

Mbreti i ri do të quhet Charles III


Britani e Madhe, përse Mbreti i ri do të quhet Charles III, ja kush ishin dy paraardhësit në shekullin e 17-të


Historia e Charles I dhe djalit të tij Charles II, dy sundimtarët absolut që mbanin të njëjtin emër me Charles III aktual, i cili pasoi nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, karakterizohet nga absolutizmi, despotizmi, gjaku dhe hedonizmi. Të dy u ngjitën në Fronin e San Giacomo në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kuadrin institucional të kohës me pasoja të papritura.

Charles I u bë mbret i Anglisë, Skocisë, Irlandës dhe Francës nga 27 mars 1625 deri në vdekjen e tij duke i prerë kokën më 30 janar 1649. Një përkrahës i zjarrtë i të drejtës hyjnore të mbretërve, ashtu si babai i tij James I dhe gjyshja e tij nga babai Maria Stuarda, në fazën e parë të mbretërimit të tij ai u angazhua në një luftë të ashpër për pushtet kundër Parlamentit anglez, i cili kundërshtoi me vendosmëri aspiratat e tij absolutiste që synonin të shtypnin përdorimin e Magna Carta (që u jepte liri dhe të drejta fisnikëve).

Tensionet politike dhe fetare shpërthyen në luftën civile angleze. Kundër tij u përplasën forcat e Parlamentit, të cilat kundërshtuan përpjekjet për të rritur fuqinë e tij në një kuptim absolutist dhe puritanët, të cilët ishin armiqësorë ndaj politikave të tij fetare. Lufta përfundoi me një disfatë për Charles, i cili u kap, u gjykua, u dënua dhe u ekzekutua me akuzën e tradhtisë së lartë. Monarkia u shfuqizua dhe në vend të saj u themelua një republikë, e cila me vdekjen e udhëheqësit kryesor të revolucionit, Oliver Cromwell, hyri shpejt në krizë, duke lejuar Charles II, djalin e Charles I, të rivendoste regjimin monarkik.

Charles II njihej edhe me emrin Merrie Monarch (monark i gëzuar), për të nënvizuar klimën e hedonizmit të oborrit të tij dhe lehtësimin e përgjithshëm të ofruar nga kthimi në një situatë normaliteti pas përvojës republikane me Cromwellët dhe puritanët. Ai vdiq nga një goditje në tru në vitin 1685, në moshën 54-vjeçare.


14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page