-në vend të fejtonit-
Nga PANAJOT BOLI
Një ditë hyra edhe unë në punishten e skalitjes së gurëve të fjalës.Më thanë se me ato mund të bëja vargje. Vargje mure..ose mure vargje...E pesova si vëllëzerit e Rozafës.I bëja ditën me diell dhe më shembeshin natën me hënë. Rashë në dashuri me këtë mjeshteri.Mjeshteri shpirti....Të gdhendësh fjalët gurë..ose gurët fjalë.T’i bësh të flasin vetë.Të magjepset shpirti kur t’i kundrosh.Të marrin frymë, të flasin, të ndjejnë.Si i kthyen dasmorët gurë të Mujit zanat e malit, në të gjallë.Unë në një kend. Të provoja dorën time. Atë dorë, që siç më thoshte gjyshi, e ke të bekuar. Ja ta shohim o gjysh, të ndrittë shpirti atje ku je. Fillova me ca mure vargje të vogla . Pezule i thoshte gjyshi. Pra, ca mure vargje rrethore..Të mbillja atje ca trendafila.. Edhe lule aromëdehese. Se këta i thoshnin Parku Kombëtar i Poezisë.Se statujat po i ngrinin mjeshtrat mjekroshë. Me mermer të bardhë vezulles. Te porta e madhe sot ka një dyndje të madhe..Titullin mjeshtër e vendosin para se të hyjnë te dera. Të graduar pa zenë daltën.. ‘Do të shikoni tani mure vargje qe t’u iki mendja..’ Zhgaravisin mbi gurët fjalë dhe i venë se prapthi. Ia shtremberojnë fytyrën..’Dalta e tyre e artë’ stivos gurët amorfe...dhe muri del shtazanë...barkosh.si t’i mirren mendtë.. Dhe si Guin Plen...njeriu që qesh. I venë buzëkuqe,.. i venë ca pikëpyetje...ca pika gri Të jenë moderne.Akoma pa e përfunduar u shkelqejnë sytë e bertasin ‘’Shikoni çfarë mrekulli..shikoni çfarë arti..’’Ata që janë mbledhur rrotull,në fillim rrinë të topitur.’’Mjeshtri’’ kthen kokën i nervozuar ‘’Po ju pse nuk duartrokisni? Po ku merr vesh gomari nga muzika.. Nuk dini asgje nga arti..Këtu kemi një mrekulli arti...Shikoni pikëpyetjen..Detaj filozofik..Shikoni buzëkuqin në mur.../shihni pikat ....Nuk i shikoni këto? Ky është art..’’
Ata shikojnë njeri-tjetrin...pastaj gjallërohe...,levizin..duartrokasin..bëhen histerikë ‘’Sa bukur vertet!..Ky është art..Brilante’’ Dikush afrohet e përkedhel entusiazmohet therret:’’Ja të tillë mur duam ne.. gishtat e këtij mjeshtri janë prej floriri’’ . Afrohen edhe të tjerë. E prekin edhe ata sikur prekin diçka të shenjtë dhe shperthejnë në ovacione’Lavdi zotit që na fal mjeshtra të tillë, të lindur për art’
Bëhem papritur fëmijë . Habitem.. Fërkoj sytë..Si djali që i thotë babit ‘O ba, mbreti doli lakuriq’
Shetitje në Parkun Kombëtar të Poezisë...Dikush ka gdhendur një poemë himn. Për një temë kaq të rendësishëm.. atë të bukës.
Barku ynë seç u shqep
Me fasule e me qepë
Vrapojnë të gjithë atje.. Hapin sytë .. ‘ç’vargje të mrekullueshme..brilante..’ Tjetri i afrohet me pranë’Ketij i them mjeshtër.. Ç’ Virgjil.. e Petrarka..’ Bile disa venë edhe kurora me lule ...
Ja edhe poema e punës. Vallahi kjo është për çmim Nobel
Vesha çizmet e gjata
Një kazëm mora
Dhe dy lopata
‘Ja pra, këtu është gjetja më e bukur artistike ..Ky është detaji..me një kazëm e dy lopata. Ka gjë me emocionante se kjo?’’
‘’Edhe unë kam bërë diçka të veçantë...Më bë një koment.. Për mua nuk the gjë’’
‘’Ua , ti je mjeshtrja Safoja...e ngrite nga varri’’
Gëlon Parku laraman..Disa filluan të ngrenë gardhe brenda tij.. ngrenë pashallëeqet duke zgjedhur nga një mbret.’’Mbreti ynë duhet të mbretërojë...ai duhet të jetë mbreti i Parkut’’ ‘’Jo, iyni, ai e shpëtoi Parkun e Poezisë..Ai duhet të dekorohet-Nderi i Kombit të Parkut’’Pashallëqet brenda Parkut po lulëzojnë.. Si pashallëqet e dikurshëm . Nga Shkodra deri në Jug. Shumë poetucë mblidhen si lolo rreth ‘mbretit’ të tyre që është shpetimtari i Parkut të Poezisë Kapin cepin e mantelit të tij dhe s’përmbahen nga gëzimi ‘Lavdi mbretit tonë(botuesit që i lë hapësirë të reklamojnë zhgaravinat e tyre) që e lulëzon përditë Parkun tonë..lavdi...lavdi..lavdi..’
Lolot nuk përmbahen më.. Të zhurshëm sejcili në pashallëkun e tij. Të njejtët çdo javë në fasadat e pallatit të Mdretit. .Me mure vargje të arta.. Pa ata Parku Kombëtar i Poezisë do të shuhej.. Me perulësi për mbretërit (botuesit) e tyre. Me zë kumbues për mirësitë e tyre për fatin e parkut.. Më levdata e peshqeshe..
Po të ishte Migjeni ndofta t’u thoshte’Më avash o zotni..mos e thoni atë fjalë’
Mbretërit shetisin në Parkun e Madh.Poetucë e poetuca i venë pas terë hare. I gëzohen mantelit të mendafshtë të lavdisë..
Po unë si fëmijë bertas:Mbreti është lakuriq.
Comments