RESMI OSMANI
ROMAN
MBRETËRESHA OLIMPIA
(Fragmente)
Ngjizja e Aleksandrit
Olimpia kishte hyrë në vitin e dytë të martesës.
Mbreti Filip bëntëe luftërat e tij të pandërprera.
Ishi9n ditët e para të vjeshtës së dytë, por koha ende nuk ishte freskuar.Pas drekës,Olimpia pati një ndjesi plogështie e rëndese shpirtërore,një ndjenjë e papërcaktuar e bënte të flashkët dhe të ankthshme, si ajo kur je në pritje të një të panjohure.Kapakët e syve I rëndonin dhe I vinte gjumë.Që të freskohej e kthjellohej doli në dritare, por koha ishte e zymtë dhe nga malet po zbrisnin re të zeza që era e vrullshme i shtynte nga perëndimi.Po afrohej shtërgata. Olimpia e djersitur lehtësoi veshjen dhe hapi kurtinat e shtratit, u mbështet mbi jastëkët e butë dhe që të flinte, nga një kuti e argjendtë mori një pëlqyer afion me mjaltë..Sido që mjalti ishte i shijshëm e me aromë, nuk arrinte të shmangte erën e rëndë të hashashit që e ndjeu ndërsa ishte duke e gëlltitur.S’kaloi shumë dhe u ndje më mirë, nëpër trup nisi t’i ngjallej ndjenja e kënaqësisë, prehjes dhe lehtësimit, diçka e mistershme dhe e pakapshme nga ndjenjat, midis gjumit, përhumbjes në ëndërr dhe vetëdijes, që po e mundte pavetëdija.
Përjashta tërbohej furtuna. Era e fuqishme hapi kanatat, trazoi perdet dhe kurtinat e shtratit.Shkulmi i erës futi Brenda vrundujt e shiut pikëmadh.Olimpia u përmend dhe u gjend ndenjur me shpatulla pas ballinës së shtratit,deshi të ngrihej, të mbyllte dritaren, por flaka verbuese e rrufesë që ra Brenda dhomës dhe shungullima bubulluese i lëbyrën sytë dhe shurdhuan veshët.Ajri kundërmoi era squfur.Kur tymi u davarit,ajo pa t’i shfaqej para shtratit një djalosh madhështor, i bukur, me flokë e mjekër të valëzuar, ballëlartyë. Ai shkundi supet, pelerina i ra përdhe, mbeti krejt i zhveshur dhe ajo i pa trupin e fuqishëm mashkullor. Iu duk se prapa kishte zgjatimin e një bisht gjarpri. E shtangur mbeti si e ngrirë dhe fryma iu meh, pickoi fort veten që të kuptonte ishte në ëndërr apo zgjuar. Mishi i dhembi.Deshi t’i fliste të panjohurit, por zëri nuk i doli, deshi ta pyeste kush ishte dhe ç’far kërkonte, por ai i vuri gishtin te buzët ”Mos fol! Mos pyet” dhe u afrua te shtrati.Ajo nuk iu dha, deshi ta kundërshtonte, të bërtiste, por gjymtyrët nuk i lëviznin dhe zëri nuk i dilte.Ai e bëri të vetën lehtësisht. Ndryshe nga fuqia trupore e tërë muskuj, i panjohuri, me lëvizje të shkathëta, delikate e të buta, i hoqi veshjen, e soditi si i mrekulluar dhe e ledhatoi ëmbëlsisht në faqe e gushë, në gjokset e bukur pastaj e tërhoqi drejt vetes. E puthura e tij ishte e ngrohtë, e butë, e zgjatur plot ëmbëlsi. Asaj i shkuan mornica, në përqafimin e tij. Brenda vetes ndjeu një zjarrmi përvëluese, ishte gati si e zalisur, e trallisur, por edhe me një përjetim të panjohur më parë, gati hyjnor, të perëndishëm. Nuk kuptonte sa kohë kaloi në krahët dhe ledhat e tij, kur përsëri flakëroi rrufeja dhe i panjohuri, njeri apo zot, u zhduk papritmas ashtu siç ishte shfaqur.Dritarja ishte e hapur. Ajo mbeti mbi shtresat krejt e zhveshur. Nuk kuptonte se çfar kishte ndodhur. E mblodhi veten, me siguri kishte qenë Zoti i Rrufeve, që kishte marrë formën e njeriut- gjarpër për t’u bashkuar me të.Olimpia kishte arritur të vinte re se në qafë ai kishte një nishan ngjyrë kafe, që ajo ja kishte parë dikur edhe atij tjetrit, në orgjitë dionisiake, në tempullin e Lugins së Diellit.
* * *
Ndërsa në Pela ngjanin këto ndodhi, mbreti Filip gjendej në Stagira të Kolkidikës.E kishte rrethuar qytetin dhe priste me ditë që ai të binte.Fushimin e kishte vendosur në kodër, nga ku qyteti dukej si nëpëllëmbë të dorës.
Një mbrëmje pas një ziafeti të shthurur me pije dhe gra të bukura, ra për gjumë në shatorren e tij. Aty nga mesnata u zgjua duke dihatur dhe ujë në djersë. Kishte parë një ëndërr të çuditshme, dhe ja se çfarë: në pallatin mbretëror, në odën e gjumit të olimpias, kur ajo ishte duke fjetur, pa sesi mbi barkun e saj, pas një bubullime të fortë, shurdhuese, kishte shkrepur një rrufe e zjarrtë që i hapi një plagë.Nga plaga doli një zjarr i madh që u përhap në gjithë anët, pastaj u shua. Për çudi, Olimpia ishte e gjallë, por nuk bzante të kërkonte ndihmë. Filipi rendi dhe në çast u gjend pranë së shoqes.Plaga e përgjakur u përtha dhe Filipi nxori nga kuleta një vulë që kishte si shenjë një kokë luani dhe me të vulosi barkun e Olimpias. Më pas ai nuk mbante mend se çfarë ndodhi dhe u zgjua.Më nuk e zuri gjumi dhe ai mezi priti të binte agimi. Në mëngjes thirri shortarin Aristandër dhe i rrëfeu ëndrrën e çuditshme. Aristandri, që t’i jepte rëndësi vetes dhe të merrte ndonjë dhuratë nga mbreti, bëri sikur u mendua gjatë.
Filipit që nuk po i durohej iu gërmush:
-Po hape atë shpellë more zuzar!
-Madhëri, duhet ta kuptosh: ena bosh nuk mund të vuloset se nuk ka gjë Brenda. Vuloset ena që është plot! Kësisoj, floriri ka rënë në qyp!Madhëri, gëzohu për lajmin e mirë, mbretëresha ka mbetur shtatzënë. Një kjo.Vula kishte kokën e një luani, apo jo?E pra ajo do të lindë një djalë trim si luani. U bënë dy. Rrufeja dhe zjarri janë shenjë bekimi të këtij fëmije nga Zeusi,zoti i rrufeve dhe se ky djalë do të jetë fatlum, i dashur i zotave.Flakën e luftës do ta ndezë në të gjitha anët dhe vendet. Kjo është e treta dhe e vërteta-tha Aristandri dhe pasi u ngërdhesh si ndonjë gaztor e pastaj si lutës, i tha Filipit:
-Me se do ta shpërblejë mbreti bujar, shortarin e tij për kumtet e mira që vinë nga zotat?
-Duke të hedhur në folenë e gjarpërinjve more zuzar i panginjur!
-Mos e bëj, mbret, se do të helmosh gjarpërinjtë.
Filipin që e zbaviti biseda, i vuri në dorën e zgjatur tri monedha të arta.
- Ke nga një për çdo shtjellim.Kjo e kapërcen bujarinë time, por e thëna qoftë e vërtetë. ……..
Shenim.Romani eshte botuar dhe ribotuar me 2011, nga shtepia botuese ”Kristalina-KH”
Comments