Mbresa nga një libër mjaft tërheqës


Prof.dr. Eshref Ymeri



Në Diasporën tonë në Perëndim ka mjaft intelektualë të talentuar, me të cilët ke kënaqësi të shkëmbesh mendime për probleme nga më të ndryshmet që lidhen jo vetëm me ato të atdheut amë, por edhe me çështje të tjera me rëndësi mbarëkombëtare. Para do kohësh, në Portalin “Fjala e Lirë” pata lexuar një analizë interesante, me autor zotërinë Ndrek Gjini. Ajo analizë më pati bërë përshtypje për vlerat e saj, prandaj moderatorit të këtij Portali, Prof.dr. Fatmir Terziut, i kërkova adresën e autorit të saj. Që asokohe, me Ndrekën kam komunikuar dhe vazhdoj të komunikoj shpeshherë. Jo rrallëherë bisedojmë edhe në telefon.

Ndreka ka lindur në fshatin Breg të Pukës më 01 tetor të vitit 1963. Shkollën e mesme e pati kryer në qytetin e Fushë-Arrëzit. Mbaroi studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, në degën gjjuhë-letërsi. Ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme Iballë, Pukë. E pati vazhduar punën si gazetar-redaktor në gazetën “Përpjekja”, Pukë, si redaktor e më pas kryeredaktor në gazetën “Kombi” në Tiranë", si gazetar në Agjencinë Telegrafike, dhe po si gazetar në gazetën “Rilindja Demokratike”. Më pas e vijoi punën në detyrën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme d