DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
MBRËMË MË THAN KUAJT…
Mbrëmë në gjumë,
Një qiell i zi
Plot re, pa hënë:
Dy kuaj azganë
Rendin në univers,
Me mua dhe ty.
Xixat e patkonjëve
Mrekullojnë qiellin me yje
Me mirësi dhe dritë…
Në njërin kalë unë
Në tjetrin kalë ti.
Ku shkoni ? – dëgjova një zë
As ju, as ne,
Nuk dime asgjë
Thanë kuajt të ngashëryer…
Shtator 2022, Athinë.
KUR EDHE PASQYRA
Kur dhe pasqyra verbohet
Nga bukuroshja
Që krihet përballë saj,
Vaj halli, ç’bëhet me djemtë…
Po ajo vetë si do t’ia bëjë vallë,
Kur të rrudhet
E të vyshket?
תגובות