MBIJETESA E QËLLIMIT SI I VETMI OPSION


Viktor Mërkuri

BASHKIMI EUROPIAN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR: MBIJETESA E QËLLIMIT SI I VETMI OPSION


Më 6 Tetor, samiti BE-Ballkan Perëndimor u mbajt në Brdo pri Kranju në Slloveni. Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për ratifikimin e përbashkët të deklaratës “Brdo”. Deklarata prej nëntë faqesh përmend se “BE riafirmon mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, e cila është në interesin tonë strategjik reciprok dhe mbetet zgjedhja e përbashkët strategjike. Ndërkohë fjalët e mira u përplasën me realitetin mes 27 udhëheqësve të BE-së dhe gjashtë homologëve të tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Perspektiva e shtimit të vendeve të reja në BE së shpejt,i mungonte. Në vend të kësaj, vendet e Ballkanit Perëndimor dolën me një zotim për të ulur tarifat e roaming kur qytetarët e tyre të vizitojnë BE-në. Një përpjekje e Sllovenisë për të garantuar anëtarësimin e tyre deri në fund të dekadës u hodh poshtë si një marifet publiciteti.

Politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor ka krijuar në mënyrë të pashmangshme pritshmëritë tek këto vende, duke shpresuar se integrimi do të ndikojë në rregullimin e institucioneve shtetërore dhe do të jetë aseti kryesor në promovimin e reformave dhe reflektimin e ndryshimeve në të njëjtën mënyrë që ndodhi në Evropën Qendrore dhe Lindore më parë. Procesi i pranimit në BE është i strukturuar në atë mënyrë që politikëbërja përkatëse në vendet e Ballkanit t