Mbi të gjitha ai shihte si vlerë vetëm arsimimin


Sinan Gashi

STAVRO THOMA FRASHËRI (1900-1965), PERSONALITET I RRALLË I KULTURËS SHQIPTARE


Ekskluzive nga Sinan GASHI


Edhe pse ishte përgatitur për inxhinier mekanik dhe elektrik, pastaj kishte studiuar edhe për shkencat juridike e ekonomike, Stavro Th. Frashërin e bëri të përjetshëm vetëm krijimtaria e tij letrare-shkencore.

Emri i tij nderohet edhe me punën në arsim dhe në gazetarinë shqiptare, kryesisht gjatë viteve ’30 të shekullit XX.

Ngase veçsa dolëm nga një sistem i përjetimeve të rënda shpirtërore dhe fizike, siç ishte ai i monizmit të tmerrshëm, shumë gjëra na ngelen të panjohura, të fshehura, të pa sistemuara, duke e varfëruar kështu dijen tonë dhe kulturën shqiptare në mungesën e tyre.

Ndër ato gjëra të rëndësishme, janë edhe fatet e krijuesve letrarë, përkatësisht mosnjohja e veprave të tyre, shumica të asgjësuara nga sistemi komunist, nëse kishin qenë të botuara më parë, dhe shumica të mbetura në dorëshkrim, që, si relike ruhen me fanatizëm në arkivat familjare.


Stavro Thoma Frashëri

Ndër ata që përjetuan katrahura të një sistemi të vdekur tashmë, është edhe intelektuali, poligloti, shkrimtari, shkencëtare, inxhinieri dhe juristi Stavro Thoma Frashëri.

Ai, edhe pse fati e kishte shpënë të jetoi në shtete të ndryshme, po në shtete të ndryshme e kishte kryer edhe shkollimin, madje shkollim që aspak nuk i jepte dije profesionale të një letrari e as të një shkencëtari, të cilat i kreu më së miri si ’autodidakt’, por që nuk përsëriten më.

Ai edhe ushtroi profesionin e inxhinierit, edhe të pedagogut, edhe të zyrtarit e, krahas këtyre, me një vullnet shpirtëror atë të krijuesit letrar, të mbledhësit të pasionuar të folklorit dhe po ashtu të hartimit të veprave shkollore e shkencore.

Në fillim ishte njeriu

Stavro Thoma Frashëri është i lindur në vitin 1900, në Korçë, nga një familje me prejardhje nga Përmeti i Frashërit. I ati, Thomai dhe e ëma Aleksandra, ishin gjithsej tre vëllezër dhe dy motra. Këtij tregtari të vogël iu deshtë, për nevojat eksiztenciale, të shpërngulet në Selanik të Greqisë, që aso kohe ishte një qendër me përplot shqiptarë dhe arbërorë vendas. Kështu Stavri fëmijërinë e nisi rrugicave të këtij qyteti të lashtë. Aty mbaroi shkollën fillore e, për zgjerim njohurish, regjistroi gjimnazin e mirënjohur ”Zosimea” , ku kishim marrë dije shumë rilindës shqiptarë, ndër të cilët edhe të tre vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi dhe Samiu. Ky qytet madje ta përkujtonte edhe shqiptarësinë e figurës së madhe të Ali pashë Tepelenës, ku e kishte selinë ai.

Në ’Zosimea’ mori dije të shumanshme dhe të thella nga letërsia greko-latine, teologjia, filozofia, historia e njëkohësisht edhe nga shkencat klasike: kimia, matematika e fizika. Këtu mësoi edhe katër gjuhë të huaja: greqishten, latinishten, frëngjishten dhe italishten, të cilat i dhanë mundësi të mëdha për hulumtim të diturisë në hapësira të paana.

Pas kësaj kohe, familja nga Selaniku më 1920 sërish iu kthye në Korçë, ngase iu kishte kallë gjithë shtëpia dhe pasuria. Aty Stavri ia nisi punës në administratën e Bashkisë së qytetit të Korçës. Pas tre vjetësh punë, Fondacioni Amerikan ”Near Uast” i udhëhequr nga Laid Archer, ia ndau një bursë për të studiuar në Kolegjin Amerikan ”Robert College” të Stambollit. Këtu studioi nga viti 1923 e deri më 1927. aty mori titullin e inxhinierit mekanik. Përveç se ishte student i dalluar në mësime, ai ishte tepër aktiv edhe në veprimtaritë jashtëshkollore, për ç’arsye do të zgjidhet edhe kryetar i organizatave të ndryshme. Dëshmitë dokumentare na bindin se ai ishte zgjedhur katër herë nënkryetar i Këshillit të Studentëve, katër herë në postin e kryetarit të komitetit të Shërbimeve Sociale, katër herë i Komitetit të Disiplinës, pastaj kryesues i Klasës së Debatit Eng. Debating Team) dhe i Klasës së Futbollit.

Pasi kthehet në atdhe, nis punën në Ndërmarrjen Elektrike të Korçës. Duke e parë aftësinë e tij dhe duke e ndjerë nevojën për profesionist, ai dërgohet për perfeksionim të profesionit në kompaninë angleze ”Ruston & Harnsby Limited” në Londër, ku u specializua për elektricitet. Atje ai e plotësoi interesin e tij edhe për dijet e tjera të një etnie dhe kulture tjetër. Kjo firmë, pastaj e njofton me një letër ndërmarrjen e Korëës për punën dhe qëndrimin e tij atje.

”La Société Générale d’Electricité

KORYTZA

Monsieur, Stavro Frasheri chez nous:

Il a commence’le 15 Août de l’anneé 1927 dans les ateliers des moteurs horizantaux et verticaux. (...)

Aprés avoir terminé son caurs dans nous Usines de LINCOLN, le reste du temps jusqu’a son départ le 12 Avril 1928 il s’est occupé en visitant nos Usines de STOCKPORT et GRANTHAM.

(…)

RUSTON & HORNSBY LIMITED”

Për shkollën shqiptare që herët ishin interesuar asociacionet amerikane. Kështu në vitin 1920 Kryqi i Kuq Amerikan, zyrtarisht i kishte shkruar shtetit shqiptar për lejimin e hapjes së Shkollës Teknike në Tiranë. Po ashtu ishte zhvilluar zyrtarisht aktiviteti për hapjen e një shkolle bujqësore. Në të vërtetë interesimin e kishin shprehur disa ministra amerikanë me insistimin e fortë të multimiliarderit Rockfeler. Shkresë zyrtare i kishte dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Ahmet Zogut, drejtori C. Telford Erokson, më 1923. Kështu edhe nis punën Shkolla Bujqësore Shqiptaro-Amerikane, me seli në Kavajë. Këtu drejtor ishte Joseph Ë. Beach. Kjo shkollë pastaj u shndërruar në Institut Shqiptaro-Amerikan për Bujqësi. Po në këtë shkollë caktohet të punoi edhe Stavri, që në vitin 1930. Ajo ishte shkollë për vajza dhe djem. Aty madje ishin ndërtuar edhe konvikte për shkollarët.

Ishte martuar me Dhimirtra Mihallaq Bimbli nga Korca, e cila e kishte mbaruar Institutin e Kavajës. Me të cilën padi dy djem.

Duke mos u ndalur në ambiciet e tij, Frashëri e regjist