Mbi Ilirët



Astrit Lulushi

Një popull paraardhës duhet të ketë lënë pasardhës, por sot është shpërndarë e përhapur aq shumë sa vështirë të mblidhen e dallohen - - edhe emri nuk i gjendet. Shembulli më i mirë janë Ilirët - Cilët ishin? Çfarë bënë? Ku janë? Zanafilla e tyre është mitologjike. Por a nuk janë kështu të gjitha të dhënat rreth popujve të tjerë?

Në Iliada, Homeri jep disa informacione mitologjike gjenealogjike që lidhin Trojanët me Ilirët. Sipas tij, Enea mburrej me prindërit e tij, duke thënë se ai është pasardhës i vetë Zeusit. Homeri thotë se Dardani, themeluesi legjendar i fisit Dardan, ishte djalë i Zeusit, dhe ishte Dardani ai që themeloi qytetin e Dardanisë. Djali i Dardanit nga ana e tij lindi një djalë që u quajt Tros, pas të cilit u emëruan venbanimet e Trojës. Tros lindi një djalë me emrin Ilus, pas të cilit u emërua kryeqyteti i trojanëve. Bazuar në këtë emër, poema e Homerit mbi luftën e Trojës u quajt Iliada.

Autorë të tjerë si Virgili, Apollodorus, Diodorus Siculus dhe Dionysius i Halicarnassus japin detaje shtesë; se Dardani ishte fëmija i Zeusit dhe Elektrës, e bija e Atlasit. Virgili thotë se Dardani kishte ardhur nga Italia, ndërsa Apollodori thotë se ai erdhi nga ishulli i Samothrakës, dhe Dionysius thotë se erdhi nga Arcadia. Pavarësisht nga origjina e saktë, në dokumentet antike thuhet se Dardani erdhi nga diku në perëndim dhe zbarkoi në mbretërinë anatoliane në veri-lindje të Teucria. Kur Dardani mbërriti, ai fillimisht u mirëprit nga mbreti Teucer, i cili e lejoi të martohej me vajzën e tij, dhe të krijonte një vendbanim në malin Ida. Ky vendbanim u quajt Dardania. Pasi sundoi mbi qytetin e tij të vogël vetëm për një kohë të shkurtër, Dardani dhe ndjekjësit e tij shpejt morën nën kontroll tërë mbretërinë e Teucrias dhe e quajtën atë Dardani. Dardani bëri luftë kundër fqinjëve dhe pushtoi tokat e tyre. Ai pati shumë fëmijë, mes tyre një djalë të quajtur Erichthoni (ka mundësi të jetë i lidhur me një "shkundje" etimologji të tjera folklorike përfshijnë "grindje" + chthon, "tokë ), djali i të cilit u quajt Tros, i cili mori nën kontroll mbretërinë e Dardanisë dhe i vuri emrin Troad pas vetes, ndërsa kryeqytetin teucrian e quajti “Trojë". Djali i Tros u quajt Ilus, emri i të cilit frymëzoi emrin alternativ të Trojës, Ilios. Kështu pra sipas gjenealogjisë mitike që jep Homeri, paraardhësit e ilirëve zunë fill në Europë, migruan në Anadoll, u shndërruan në Trojanë, dhe më pas migruan përsëri në Evropë pas rënies së Trojës për ta rilindur atë.

28 views

Shkrimet e fundit