Mbi GJEOTEORINË TIME


Mbi GJEOTEORINË TIME

apo

Dy Fjalë Për Gjeoteorinë e Themeluar nga Vedat Shehu

Pas rreth 10 vjet kërkime gjeologjike në Shqipëri, Inxhinier gjeologu Vedat Shehu, krahas vazhdimit të detyrave kërkimore, formuloi dhe nisi studimin individual të posaçëm për sqarimin e teorisë ciklike magmë-shkëmb-magmë dhe, pas më shumë se 10 vjetëve të tjera arriti në konkluzionin se shkëmbi formohet në Tokë sikurse në Galaktikë, prej transformimit të vetvetishëm (djegies) të një trajte të materies së ultra-dendësuar prej ultra grimcash, që, kur ultra-grimcat çlirohen, transformohen në dy trajta të tjera materieje: a) në flukse valore grimcash (korpuskulësh) të materies në trajtën e energjisë; b) në ultra-grimca që konstruktojnë protonet dhe neutronet e Tabelës Periodike të materies së zakonshme në trajtën atom-molekulare. Ky konkluzion mundi të argumentohet dhe të publikohet si libër në vitin 1988 me titull “Toka në Zhvillim” dhe më pas me tituj të ndryshëm u paraqit në simpoziume dhe u botua si libër në Shqip e Anglisht, deri së fundi (10 Dhjetor 2020) me titull anglisht ‘The Geotheory of Growing Earth” u paraqit në konferencë interneti (zoom) dhe është futur në “YouTube”.

Ky transformim materieje është proces nukleosinteze që ndodh vetiu në Diell, sikurse në yje, dhe në Tokë, sikurse në çdo planet, por jo sipas teorisë standarde, prej bërthamave të hidrogjenit, protoneve, por nga ultra-grimcat në gjendje të ultra-dendësuar që, kur çlirohen, formojnë protonet e neutronet.

Në bërthamë të Tokës; materia në trajtën e ultra-dendësuar, e quajtur prej Tij thelb bërthame, argumentohet se është pozicionuar si një shtresë e ultra-hollë, si cipë apo diafragmë, diku, midis bërthamës së brendshme të ngurte dhe bërthamës së jashtme të shkrirë.

Nga transformimi i vetvetishëm i këtij thelbi të bërthamës argumentohet se ndodhin këto procese dhe fenomene:

a) Formohet masa e shkrirë dhe nxehtësia shoqëruese që akumulohet si bërthamë e jashtme, e cila argumentohet se është mezosfera e shkrirë e Tokës që funksionon si rezervuar i magmës në ekuilibër dinamik.

b) Magma largohet nga rezervuari (nga mezosfera e shkrirë) në dy drejtime:

b1. në drejtim përbrenda, drejt qendrës duke u ngurtësuar dhe rritur bërthamën e brendshme;

b2. në drejtim përjashta duke u ngurtësuar në nivele të ndryshme dhe rritur krejt shtresat qendër-sferike dhe koren oqeanike përqark kontinenteve, duke shkaktuar largimin e kontinenteve prej rritjes së krejt Tokës, jo prej lëvizjes horizontale të qarkullimit të litosferës me “ngrirje-shkrirje”, siç e interpretojnë konformistët me teorinë e vjetërsuar të Tokës me madhësi konstante, fikse;

c) Magma në lëvizjen përjashta, drejt sipërfaqes, kur akumulohet në litosferën e ngurtë dhe të brishtë, shkakton fenomenet gjeologjike:

c1. formon vatrat e vullkaneve të veprimtarisë vullkanike si faktor që, me derdhjet në sipërfaqe dhe ngurtësimin e llavës, shkakton zmadhimin e kores oqeanike ekzistuese dhe formimin e kores së re oqeanike në çarje të tjera globale;

c2. Akumulimi i magmës në litosferë prish ekuilibrin e gravitetit sferik të Tokës midis blloqeve tektonik, kur në njërin bllok (plis apo pllakë) akumulohet më tepër masë e shkrirë dhe e ngurtësuar sesa në bllokun fqinjë. Nga rivendosja e ekuilibrit të gravitetit të prishur shkaktohet lëvizja e bllokut me masë të tepërt në mënyrë diagonale deri në horizontale përmbi bllokun fqinjë me masë më të vogël duke shkaktuar presionin horizontal drejt blloqeve (pllakave apo plisave tektonik) dhe si pasojë ndodhin proceset e rrudhosjes dhe dukurive të tjera tektonike;

c3. Me rivendosjen e me njëhershme të ekuilibrit të prishur ndodh goditja sizmike, tërmeti, fenomen që përgatitet nga procesi i formimit dhe lëvizjes së magmës të shoqëruar me flukse ultra grimcash energjetike. Regjistrimi i grimcave dhe fenomeneve shoqëruese, do t’a bëjë parashikimin e tërmeteve me lehtësinë e parashikimit të stuhive të motit.

Këto procese dhe dukuri, sipas Tij, janë procese dhe fenomene që shfaqen në zhvillimin e Tokës që është një planet i një sistemi planetar të një ylli në Galaktikë dhe, më tej, argumenton:

a) Meqenëse, Toka rritet nëpërmjet çlirimit të energjisë (nxehtësisë) së brendshme dhe të trajtës së materies atom-molekulare të magmës, hipoteza e standardizuar e origjinës së Tokës si një masë aglomerate prej resë kozmike e konsoliduar në madhësi fikse dhe me nxehtësi të çliruar nga burime të formuar gjatë dhe pas formimit të saj, ngjanë si hipotezë që e ka luajtur dhe tejkaluar rolin e kuptimit shkencor të formimit të Sistemit Diellor dhe planetëve dhe është vjetërsuar sepse ka këto cene;

a1.--- Nga Kozmos-fizikanët, tashmë është vërtetuar se energjia e çliruar nga të dyja burimet standarde të nxehtësisë, akumulimi i nxehtësisë nga procesi i planet-formimit dhe nxehtësia prej izotopeve radioaktiv mund të arrijnë të çlirojnë maksimumi 50 % të energjisë që rrezatohet nga Toka në hapësirë dhe burimi i nevojshëm, për të plotësuar mangësinë prej 50 %, mbetet problem i hapët i pyetjes pa përgjigje.

a2.--- Astrofizikanë, studiues në kozmologji theksojnë se teoria standarde nuk shpjegon dot shkakun e vërtetë që ngacmoi renë e qetë kozmike dhe e vuri në lëvizje të formojë vorbull dhe të rrotullohet, duke kaluar vetvetiu materialin e vet në qendrat gravitacionale që u bënë objekte të diskut planetar; nuk cakton dot nëse rrotullimi është shkaktuar nga faktor i jashtëm apo i brendshëm, për të kaluar renë e qetë në disk planetar.

a3.--- Hipoteza standarde supozon gabimisht që bërthama e Tokës është një precipitat inert,

ndërsa e vërteta pranisë së faktorit energjetik të sajë që, siç e kam interpretuar unë,

demonstrohet me strukturën e saj heterogjene, posaçërisht me bërthamën e jashtme të

shkrirë brenda dy shtresave në gjendje kalimtare (e ngurtë - e shkrirë) që dëshmojnë kalimin,

njëra drejt bërthamës së brendshme të ngurtë, tjetra drejt mbështjelljes silikate të ngurtë.

Rrjedhimisht, cene të tillë zhvlerësojnë teorinë standarde dhe përforcojnë të vërtetën që është vetëm një burim

real dhe jo edhe një burim i tretë, hipotetik dhe i panjohur që u shtohet të dy burimeve standarde po ashtu

hipotetik. E vërteta shprehet me praninë dhe rolin e thelbit të bërthamës si faktor i vetëm energjetik i brendshëm

për Rritjen e Tokës.

b) Toka, është formuar si tërë planetët në Sistemin Diellor nga ato procese që qarkullojnë dhe transformojnë materien në galaktikë dhe siç formohet thelbi i ultra-ngjeshur i bërthamës së Tokës, formohen the thelpinjtë e planetëve dhe yjeve në Galaktikë.

c) Origjina e thelbit të bërthamës, si faktor i formimit dhe zhvillimit të Tokës argumentohet prej ndonjë eksplozioni të tipit supernova, si fenomen i qarkullimit dhe transformimit të materies në Galaktikë.

Konkluzion përfundimtar, i Gjeoteorisë së Vedat Shehut është ky: “Studiuesit e nivelit të lartë në fizikën e grimcave, fizikën e fushës, në astrofizikë, në kozmologji duhet t’a kenë Tokën, më saktë, bërthamën e Tokës objekt studimi si model që shpreh transformimin e materies në yje dhe planetë të UJhës së Qumështit .


Appendix:

The Publications of Vedat the Shehu’s Theory as book

1. 1. TOKA NE ZHVILLIM 2. THE GROWING AND 3. TOKA NE RRITJE DHE 4. THE EARTH’S CORE AN

(THE DEVELOPING EARTH) DEVELOPING EARTH ZHVILLIM ( THE GROWING ENERGETIC COSMIC OBJECT

AND DEVELOPING EARTH)

1988 2005 2009 2016

(In Albania) (In USA) (In Albania) (In USA)

Explaination:

2. https://www.amazon.com/Growing-Developing-Earth-Vedat-Shehu/dp/1419616633

4. https://www.amazon.com/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874

“The Earth’s Essence is its molten outer core, while

the core essence is its transformable core kernel”

Author

PUBLICATIONS:




G J E O T E O R I A .

MBI .

. REALITETIN E RRTJES SË TOKËS .

DEMONSTRIM I CENEVE TË FSHEHURA TË MADHËSISË FIKSE TË TOKËS .

. Argumentet e Gjeoteorisë së Thelbit të Bërthamës në Transformim .

- Prezantim Anglisht në Takim në Distancë, 10 Dhjetor 2020 -

Geotheory Link in YouTube: https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR1iHgclHS_G_gd4aQGuGZmUejplDcUuLIgLtDkWk2a4YnyuxDzOEWKmOvY&v=DpNEl-uMWnw&feature=youtu.be


Nga Vedat Shehu

Inxhinier gjeolog Doktor Profesor

Departamenti i Gjeoshkencave,

Universiteti i Tiranës, Shqipëri

Studiues i pavarur në Pension, USA

Email: vedshehu@yahoo.com

Mbi Autorin dhe Gjeoteorinë

Eng. Dr. Profesor Vedat Shehu është Shqiptaro-Amerikan i diplomuar inxhinier Gjeolog në Republikën Çeke (VŠB 1959), ish Çekosllovakia.

Pas rreth 10 vjet punë kërkimore në Shqipëri, kur studioi damarin e graniteve të futur brenda në bazalte⁽⁴⁰⁾ të brezit ofiolitik, në të dy tipat shkëmbor vërejti mangësinë e rrezatimit prej izotopeve radioaktiv dhe, këtë, e konsideroi si një mungesë të nxehtësisë së rrezatuar prej pranisë së paktë të radioizotopeve në brendësi të Tokës.

Më vonë, ai rivlerësoi bërthamën, jo si interpretim standard, gjoja precipitim inert, por, siç është në të vërtetë, një strukturë energjetike e veçantë.

Bazuar në këto vrojtime dhe nën këndvështrimin e Fizikës Kuantike, nisi studimin individual, dhe mundi të përcaktojë thelbin e bërthamës të ultra-ngjeshur në transformim të vetvetishëm me origjinë nga qarkullimi i materies në Galaktikë, prej nga formohen sistemet planetare.

Kështu, ai argumentoi se thelbi i bërthamas së ultra-dendësuar kthehet në flukset valore-korpuskulare të energjisë dhe në kuante ultra-grimcash që rikonstruktohen në përbërës të nuklideve të atomit dhe formojnë masën e shkrirë molekulare, magmën.

Ky interpretim teorik i tij arriti të publikohet libër më 1988⁽⁴¹a⁾ si dhe në vazhdim⁽⁴²⁾ʼ⁽⁴³⁾, duke e përforcuar edhe me të dhënat nga zbulimet e reja të njëpasnjëshme, paraqitur në publikimet e tij ⁽⁴⁵⁾ me titullin e fundit Gjeoteoria⁽⁶³⁾ e një planeti në Galaktikë, të quajtur Tokë.


14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif