top of page

Masllan Meçi: GJYSHIT TIM, BAJRAM MEÇIT



Poezi nga Masllan Meçi

 

Bajram Meçi, shtëpi bajraktari,

S'ju tremb syri nga asnjë lloj xhelati.

 

Ai la mbresa e  la tradita,

Si zakon si e kishte Dibra.

 

Kishte mikpritjen e bujarinë,

Kishte besën dhe trimërinë.

 

I zoti i shtëpisë që ndante detyra,

Ti, Bajram, do të jesh te tregtia.

 

Me i shërbyer popullit reçjan,

Po furnizimi mallit merrej në Tiranë.

 

Te Dalip Topi e Dile Kruja,

U lidh besë, besë ndër burra.

 

Bajram Meçi, tha : Dua furnizim,

Me i shërbyer Reçit tim.

 

Bajram Meçi s'vdes sa të jetë jeta,

Se ai la vetëm mbresa,

 

Se ai qe një burrë, burrë me vlera,

Në zemrat tona do të jeshë, sa të jetë jeta.

5 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page