MARTIRI I GJALLË I KOMBIT SHQIPTAR


KARDINALI ERNEST SIMONI, MARTIRI I GJALLË I KOMBIT SHQIPTAR

65-vjetori i Meshtarisë dhe mesazhi i tij për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri

Nga Frank Shkreli

Në një bisedë në 65-vjetorin e meshtarisë së tij me Radio Vatikanin në gjuhën shqipe, Kardinali shqiptar, Ernest Simoni përshëndeti mbarë Kombin shqiptar duke thenë: “Si popull me bujari, me dinjitet kombëtar, me Gjergj Kastriotin në krye, të mundohemi që të gjithë të bashkohemi në një harmonizim fjale, mendimi e veprimi, lutjeje, përshpirtërimi, dashnije, për paqë, buzqeshje e lumturi për të gjithë popullin, para të Madhit Zot, në forcën e Tij hyjnore që ka me kenë dritë e dhënë prej qiellit, me pa të gjithë diellin që do shëndrit të gjithë popullin, në rast se na përshëndesim të Madhin Zot e lutemi…”. Me ketët rast, Kardinali shqiptar ofroi bekimin e tij drejtuar Shqiptarëve kudo që janë, duke thenë: “Zoti Kjoftë me ju! Bekimi i Hyut të gjithëpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirtit Shejtë, qoftë gjithmonë në zemrat tuaja! Rrnoftë Populli Shqiptar, Rrnoftë Shqipënia!”


Radio Vatikani në gjuhën shqipe njoftoi se Kardinali shqiptar Ernest Simoni -- i mbijetuari i burgjeve dhe internimeve të regjimit të egër komunisto-ateist të Enver Hoxhës – festoi, javën që kaloi, 65-vjetorin e meshtarisë. Ka qenë 7 prilli i vitit 1956 atëherë kur Dom Ernest Simoni është shuguruar meshtar nga Imzot Ernest Çoba, ish-Arkipeshkvi i Shkodrës, i ci