Dielli hodhi vellon e shndritshme kudo,
Përkëdheli çdo gjethe çdo lule e gonxhe,
Pikat e shiut bien si diamante të shndritëshme,
Lodrojn' e shkëlqejnë si xixëllonja shumëngjyrëshe,
O zot ç’fare mrekullie simfonia e zogjve,dhe e ngjyrave,
Në pyje era fëshfërinte dhe gjeneronte dritën e ylberëve,
Përmbi degët e pemëve larë në ngjyrën jeshile,
As grimca,as njolla s’ka në horizontin pasqyrë,
Puhiza e lehtë prek e puth çdo send e gjallesë,
Blunë e detit e trazonte shiroka e tij e lagësht,
Dhe shiu me lotët e vrullshëm si lumë,
Ndërsa rrezet e diellit u shtrinë të çlodhen,
Dhe derdhën shiritin e florinjtë mbi det,
Ndërkohë Jonit i kthehet bluja egzotike ,
Po dhe qiellit kaltërsia nga Urania*që shkrinte retë,
Toka në amfiteatrin e vet,aktronte,me gjelbërimin shpërthyes të prillit,
Natyra një mrekulli e rrallë,magjepsëse pa kufij,
Me shiun erën dëborën edhe diellin,
Përherë na motivon na mbush me ozon,
Pranverë o stinë e artë e nënës natyrë,shndërruar nga Erato**në stinë të zjarrtë të dashurisë.
*Sipas mitologjisë Urania është një nga nëntë muzat perëndeshë e astronomisë
**Po sipas mitologjisë Erato është perëndesha e dashurisë,një nga nëntë muzat
Comments