Margarita Llapushi Zeneli: Pafajësi
- May 7
- 1 min read

Se di pse jeta s’më ndau kurrë,
Me fëmijërinë lidhur më mban,
Sa bëj të rritem, prapë kthehem unë,
Një vajzë çapkëne vjen më rri pranë.
Dy bishtaleca varur nën gushë,
Sy vezullues që pikturojnë botë,
Si flutur kërcen mbi lulet në fushë,
Ëndrrat e saj, një shportë mbushur plot.
Ah, fëmijëri që më rri në shpirt,
Tek ty sa shpesh fluturon zemra,
Sikur të kthehesha tek ty një ditë,
Do të tregoja gjithçka kam brenda.
Se vetëm ti më je e çiltër,
Akoma të ngjaj e të shoh në sy,
E frikshme më duket kjo botë me filtër,
Ndaj dhe unë shpesh kthehem tek ty.








Comments