MANI I KOLZËS
Të erdha pranë Të dy ishim plakur, Mani kuqalash, i Kolzës që fëmi Nën hijen tënde, Me frytin e ngopur Pushtoj hijen plot dashuri.
Të erdha pas vitesh, Të ndenja pranë, Shumë u dëshpërova Kur të pashë të çarë, Shikoja veten time: Nuk isha më djalë, I rrudhur, i thinjur, Vite pa të parë.
BRENDA MEJE
Brenda meje gjallon pemë e fisit, Mes bokërimave të Gollobordë, Si fis i Dodonës në diell rritur, Mëkuar nga rrap i Libohovës.
Të parët udhëtojnë brenda meje, Me mushkat xanxare Si njerëz prej reje, Flasin me gjuhë të pastër, Me tingujt e gjetheve të kësaj peme.
Brenda meje, Në autostradat e këtij qielli, Në kalldrëmet e të parëve, Që ngasin qerret në rrugë humbarësh, Si vargje milingonash Që s'njohin soje oligarkësh.
Në botën time, në pemën e fisit, "Dy qershia lidh në një rrëfajë"* Si dy diej ndrisin bozhur, Me aromat lule Maji, Mistike drite në çdo abazhur.
*varg i Ndre Mjedës
MJEGULLA E FERRARËS
Kur netëve në mërgim Kur klithmë e sorrave mbi pjergull më zgjon, Mjegulla e Ferrarës E mbyt çdo gjë në verbim; Makthet e shpirtit më kaplojnë, Trishtimi më mbyt për atdheun tim.
Commentaires