top of page

Mallkuar qofshin...


Kopi Kyçyku Mallkuar qofshin në jetë të jetëve! (Një akt i përbindshëm nazist) "Sillu mirë me robin e luftës sepse edhe shelgu atij që shkon t'ia presë shtatin, nuk ia mohon hijen". Proverbë arabe

Ushtrinë çlirimtare shqiptare nazistët e krahasonin me një tufë bagëtish që nuk njihte rregullat e luftës dhe as organizimin e reparteve të njerëzve me uniformë. Edhe sikur kjo pandehmë të ketë qenë e vërtetë, shpirti vetmohues në emër të një ideali të shenjtë – për heqjen qafe të zgjedhës së huaj, i vendos luftëtarët tanë në ballë të Panteonit të lavdisë. Shumica e tyre ishin pa shkollë, por virtytet stërgjyshore u dhuronin epërsi absolute. Me armikun ndesheshin ballëpërballë, syndërsy, pa përfillur rrezikun. Por kur kapnin robër, i trajtonin njerëzisht. I thashë këto pasi pata fatin e dhimbshëm të njihem kohët e fundit me një akt me të cilin nazistët “e qytetëruar” e lenë në hije Neronin dhe barbarizmat mesjetare. Në dokumentin përkatës të komandës gjermane, që bën fjalë për një përleshje me partizanët gjatë Operacionit të Qershorit, vihet në dukje, ndër të tjera, se zunë rob një partizan të plagosur rëndë, të cilin bashkëluftëtarët nuk mundën ta tërhiqnin dot. Në vend ta ndihmonin ose ta linin të vdiste pa dhembje të tjera, nazistët iu vërsulën me egërsi të pashoqe dhe, pasi e torturuan për një kohë të gjatë, trupin e drobitur e të coptuar ua hodhën qenve që lehnin pak metra më tej. Por krimet e nazistëve janë të panumurta, kudo që pat shkelur çizmja e tyre. Ja një fragment nga libri “Lufta nuk ka fytyrë gruaje” e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, që e shqipërova dhe ma botoi “Buzuku” në Prishtinë: “Jepet urdhëri për të qëlluar – hapim zjarr. As vetë nuk e di nga po shtje, nuk kam asnjë mendim në kokë... Të gjithë shpërndahen, gremisen përtokë, ndërsa unë nuk e marr vesh nëse nëna ime është vrarë apo jo. Gjatë dy ditësh apo më shumë, më fort ndjehem e vdekur se sa e gjallë, derisa agjentët tanë të ndërlidhjes vijnë nga fshati dhe më thonë se është gjallë. Vetëm atëhere mund të marr frymë sërish. Dhe kështu deri herën tjetër. Më duket se sot nuk do të mundja ta përballoja dot një gjë të atillë... Por unë i urreja gjermanët, urrejtja më mbështeste. Urrejtja ime! E kam ende në veshë klithmën e asaj dite të një vogëlushi që e hedhin në pus. A keni dëgjuar ndonjëherë një britmë si ajo? Fëmija bie në zbrazëti dhe ulërin, klith si të ishte tashmë nën tokë. Një thirrje nga përtejvarri. As fëminore, as njerëzore... Dhe të shohësh një djalosh të këputur mëdysh me sharrë? I sharruar si kërcu... Ishte një djalosh i yni, një partizan... Pas kësaj, kur niseni me mision shpirti juaj dëshiron vetëm një gjë: të vrasë, të vrasë sa më shumë që të jetë e mundur, t’i asgjësojë me mjetet më mizore, më të llahtarshme. Kur shihja robër nazistë, më lindte menjëherë dëshira t’u hidhesha në grykë. T’i mbytja. T’i mbytja me duart e mia, t’i shqyeja me dhëmbë. Nuk do t’i kisha vrarë, se kjo do të kish një vdekje shumë e bukur për ta. Do t’i do t’i asgjësoja pa armë, pa pushkë...”. I mallkoftë e i turpëroftë Zoti brez pas brezi katilët hitlerianë dhe ata që çapiten në gjurmët e tyre!!!!!!

54 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page