top of page

Malli për vendlindjen dhe shokët nuk harrohet kurrë


Odise Çaçi

“Pikoj Këngë” nga doc: Odise Çaçi, Vlorë , më 18 dhjetor 2021 Malli për vendlindjen dhe shokët nuk harrohet kurrë.

Sejmen Gjokoli vjen me një buqetë të re poezish, të cilat janë një prurrje e re , larg politizimeve dhe mjaft të kapshëm nga çdo moshë.Kjo buqetë lexohet me ëndje të madhe… Ndërtimi artistik i këtij libri është ndarë në disa sythe , që të japin përshtypjen e një amfitheatri gjigand ku secili ka një vend të caktuar. Miku i Sejmenit në Toronto të Kanadasë, poeti Zeqir Cama shprehet në formën e një Letre, duke respektuar krijimtarinë ,shprehet me nota vërtet të prekshme : “ku tingëllima e vargjeve të tua më futi mes dasmorësh, mes atyre të dikurshme, që ta merrnin këngën nga goja., me ca vargje të lidhura aty për aty…me aromë mjalti lulesh”f.5 dhe vazhdon “..kjo frymë hareje dhe trishtimi të hollë njerëzor, që përhap cikli i elegjive, përshkon tërë librin tënd , sa më duket sikur të shoh duke ecur “ buzë këngëve…me rapsodë dhe polifonë të spikatur, që u ka hije këng` e grykës”.Ky është një vlerësim real. Kjo buqete me112 poezi e këngë, ndriçon gjithë Shqipërinë e diasporë. Në sythin “Akth e Trëndelinë “ kemi 32 poezi … fillon me poezinë “Buzë këngëve”, ku “Labërishtja rrjedh e shtruar,/Çiftelia nëpër tela,/Një me tirqe e xhubleta,/Tjetra zbardh nga fustanella”. Himara ku “ hapet vallja ,valë- valë,/Bregdeti me labëri/ E ngrenë vallen stuhi.” kalon në Dunavat, ku …”Ajo shtëpi..Porta me qemerë,/Kopshti me hardhi…aty është Mekami…Vetë Abaz Aliu, Dedë Reshat Bardhi” ku kjo shtëpi mikpritëse, “fekste e ndriste”, dje “priste Tatai….Sot Arjani”. Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare :“Pisha Flamur, përmbi Llogora,/Te sheshi i Flamurit, duket se ka zbritë. Dhe vazhdon “Këtu është Prizeni, Kaçaniku, Shkupi, Ulqini, Plava e Gucia, Prishtina, Presheva edhe Çamëria”, e gjithë Shqipëria. Ai përshkruan dy heroinat Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima “..Si dy motra heroina, Bule Naipi lastare,/Persefoni Kokëdhima...” Flet për Idrizin , si themelues i “Kanunit të Labërisë.“ Autori duke jetuar në Vlorë nuk harron kurrë historine e saj legjendare, ku “Si gjerdan i artë/,Të rri historia,/Ismail Qemali,/Selam Salaria”..dhe vazhdon”Vlorë mal me këngë,/Këngët det me vete,/E bukura zonjë, /Nderur në dy dete.” Tek sythi “Gjurmë fatesh” autori na sjell 16 poezi njëra më e bukur se tjetra.Ai i këndon poetit të madh, njeriut të letrave shqipe, Agim Shehut, që e quan si një “Burrë të bardhë”, një poet që reflekton mirësi.”Me borë Këndrevice,/I tërë mbuluar/”Vallë qysh duron/, Për malet e tua,/....More burr` i penës /Larë ujë bore./More burrë i vargut,/Derdhur në Lirika”, “Një jetë këndove, /Këngë Shqipërie. Dhe “Buzëve muzikë ,/Metafora jote…Se penë e Agimit…ngjyhet në nektar..lirikat si hoje me mjaltë.” Ai kujton poetin Petrit Rukën, Ilirjan Zhupën dhe Qazim Shemaj. ”Petrit Ruka me të tjerë,/.. kish dy miniera, /Një për varg, një për qymyrin./: ”Atdheu fillon te zemra”. Sejmeni kuvendon me poetin Zeqir Cama, “...Jep e merr me kontinente,/Se poeti i labërisë,/Atdheun e merr me vete…”. Ai u këndon rapsodëve Avni Varfi dhe Muhamet Tartari, ku Hora kjo qëndër e vjetër antike”Bleron si një pranverë, /.. se Avni Varfi,,”Lëmon vargjet e poetit /Më tutje dicka i thotë,/Varg gjerdan i Muhametit”. Ku ,Avni Varfi “Shkruan në fletë fildishi/” Uron “Mjeshtrin e Madh” Mark Gjokën:”Për Mark Gjokën këtë radhë,/Gjashtedhjetë zambakë të bardhë,/Të vërshoftë si ujëvarë,/ Sejmeni Uron Viktor Palokën, si “Zot e Mbret të çiftelise,/Je bilbil i Malësisë”. Gjokoli kujton rapsodin Pelivan Bajramin, nga Tërbaci i Vlorës, sot në SHBA, “Vargje , këngë zjarri në deje/,“Të pacim sa mali i Çikës”. Kleanthi Çuçi:”Si djalë Dhoksati,/ Plot aromë Lunxhërie”., kujton Lek Dushin “Në lugje në Këndrevicë ,/Kam ecur mbi trëndelinë, /Dhe mbi borën e florinjtë”. U këndon Bilbilave, të grupit “Bilbili” të Vlorës, me shtatë bilbila(Këngëtarë) ,ku “Skenë më skenë u ngjitët,/ /Me fustanellën e bardhë,/Me jelek e me peshllira” Në 10 poezi “Me zëmër në Diell” autori na sjell “Bregun e detit plot me këngë…Këngë shqipe gjëmim rëndë” ku sjell rapsodin Neço Mukën , Lefter Çipa, Katina Bejrein, Ermioni Merkurin etj, Kalon në Labëri, ku “Gryka që nxjerr melodinë,/..,/ Nga këngëtarët me vlerë”.”Në shekuj mbërthyer dyfeku në sy,/” dhe vazhdon “Labëria ime , kurorë me vargmale,/Me zëmër në Diell, me ballin në male”. Gjokolit nuk i ka shpëtuar vizita e Akademikut, prof.dr.Rexhep Qosja në Labëri , Ku “Burri me dritë tek Balli,/Per gjithë kombin mendimtari..Rexhep Qose, Shqipëria,/Në ballë të ka Labëria”. Në Tragjas ku shprehet “Tragjasi, i këngës së madhe,/Hamdi Pulos e Beqirit(Laçe),/Në gjerdan të këngës Labe,/ Ndrin si gur i xhevahirit”. Ai kujton Dritero Agollin:”Iku pena që këndoi/Me vargje buronjë kroi,/”. Për Arap Celoleskaj, këngëtarit e valltarit të Labërisë, ai shprehet “Burrin e valles së rëndë…Përmbi Cikë e Bogonicë, /Vallja labe , prerë, thikë,/Fustanellë e bardhë, dritë…Në kala e festival,/Shqiponjë e valles së madhe”; Poetit Gjok Becit”Ky lajm me peshë deti, /Thonë malet: “vdiq poeti” dhe vazhdon”Iku pena, gjuha flakë../Iku burri i karakollit”Xhamadan i Mic Sokolit” dhe vazhdon “Stuhi malesh, valë deti,/Kënga e poetit mbeti”, “Zambakët e bardha borë,/Për Gjok Becin rrinë kurorë”. A mund të harrohet Maman Saliu, djali i Heroit të popullit, Sali Vranishti, ku autori shprehet”Iku majave me borë,/Të takojë shokët dëshmorë, /Iku palcë e burrërisë,/ /Në supe të rri Lavdia”. Per Mjeshtrin e Madh te humorit, Muhamet Liko, ku autori shprehet se “I iku skenës lezeti, Humori që mbushte dhenë,/Iku Meti, Meteori, Ikona që kish humori/. Një nga këta është Jonuz Musliu ,”Një luftëtar, tribun të lirisë,” që luftoi për një Komb- një flamur,’Hero i Luginës, ..flakë vetëtimës”. Në Përmet kujton Mjeshtrin e Madh , Laver Bariu, që klarineta e tij ka mbirë në buzë,”Sazet e Përmetit qajnë/S`do ta shohin më ustanë/Laver Bariu i mirë, /Në buzë klarineta mbirë ”. Halil Lelit, ish mbrojtesi i bazes sone ushtarake ne Sazan: “Lumi i Vlorës të dha forë,/Kengen labe shumë e deshe,/Kur ja merrje shtruar vetë,/Për ata burrat e parë, Për Kapedanin Gjolekë”. Se “na le kujtimin e ndritur,/Dhe një det me urtësi”. Rexhep Celiku, që e cilëson si “shqiponja me krahë e pendë” dhe e cileson si “Korifeu me shkëlqime…shqiponja në fluturime”. Osman Takën, që e prêt Camëria”Fustanellë e bardhë,/Brezi vija –vija”. Kujtim Micin: Rapsod ,mësues,misionarin, aktivistin e shquar Kujtim Micin: “I të artës fjalë,/O pena me dufe,/,/..I këndove vendit, /Që doje si sytë!Këndove Bramyshnjën,/./I këndove labes,/,I këndove labit,/ …I këndove kroit,/ …I këndove kombit,/Shqipes Hallerëndë,/.. Pas le varg buronjë,/ Si një perëndeshë,/ Na le këngën zonjë ”. Artistia e Popullit, Vaçe Zela, “Ylli që këngën Ylloi”, si”Zonjë të këngës së madhe,/Në skena e festival/.., /Këngës me gjethe Dafine…Këndove hovet rinore,/Ndezur zemrash arbërore” Mbreti i Pentagramit , Aleksandër Lalon.”Mbreti i pentagramit,/Notash me shpërthime,/Kënga dhe muzika/Det me ligjerime.” Dhe ”Pas la muzikën,/Me të madhen këngë”. Nertesi Asllani, artist i madh popullor,që me penën e tij të ngjyer në gurrën labe, që ligjëroi, /Hipur në krahët e këngës,/Nëpër Iso fluturoi” Pena e ngjyer në flakë/Për Leskodukajt me trima/…Bolenës i ndezi zjarre,/Mbi borë derdhi pranverë /Si këngë zemrës na mbete…” Tek “Këngët e Kosovës “ janë 19 poezi, të cilat prekin nervin e kohës. “Burrat me pushkë e me penë”.Takimi në Prizren: “Kemi ardhur tek shtëpia,/, “këta burra me pushkë e penë/, I dolën zot për mëmëdhenë”. Për Adem Jasharin “Eh, Adem Jashari, që nuk shuhesh kurrë,/..Dritë në Flamur”. Flakadani i Karadakut, “ që rri ndezur në Viti, /Flamur do mbetet në shekuj,/Për të madhen Shqipëri”. Për Ismet Bogujevicin e Abedin Qupeva,”Me ansamblin “Shota”/, /Në të shqipes troje.”, “Tek ty rrinte bashkë, Dielli dhe Hëna” Agim Ramadanit, “Trimit nga Gjilani që ranë Koshare,/Dhe gjakun e derdhi /Për lirinë e madhe”, ”Moj Kosovë martire /Palc e kombit tonë,/ Në Klinë kujton “Komandant Muja me famë,/Duket sikur jep komandë. Kujton trimat e Lugines : Metvegjës ,Preshevës e Bujanovsk , ku bie heroikisht “trimi Njazi Azemi me të tjerë Yje”, “Mbete për Luginën,.. Yll i shqiptarisë, /Gjakun që ti derdhe,/Dritë i jep Lirisë” . Epopeja e luftës në Kosovë ku populli u ngrit kundër fashizmit të Miloshevicit, ku në ballë ishte Kulla e Jasharajve, me Adem Jasharin:”Me gjak shkruan epopenë”. Tek sythi “Akth e Trëndalinë” polifoninë e sjell, si një realitet “ që rrjedh …, e sertë,/ ..thikë e prerë,/ .../Me të bardhën fustanellë”... Ndaj ka lezet kënga, Ndaj të deh aroma, Akth(Lule e egër) e trëndelinë,/Pikojnë këngët tona” dhe autori vazhdon udhëtimin në Vanovë, tek shtëpia e Lefter Cipës, Nder i Kombit, “Penëartë, mëndje hollë//Lefter Çipa, mëndjedeti, /Tretur për polifoninë”..,,, /Burri i këngës..../Zjarri që s`do shuhet kurrë,/Për këngën e për Flamurë.” Ai vazhdon me Mjeshtrin e Madh , Timo Mërkurin, që pranë Jonit “Shkundi nëpër vargje lulet e limonit”.... Malli për vendlindjen dhe shokët nuk harrohet kurrë. Ai i kthehet vëndlindjes “Atje koka”bam “ me bëri, thashë fjalën “Nënë” e “Babë”, nisa abetaren, “ ,“Atje dëgjova Bilbilin, pashë lumin, malet, vetëtimat dhe bubullimat,culat, longarin dhe dyjaren, trëndelinën, vergje- vergje…, Zilet e kopetë e rënda, vallen e sertë labe, me të bardhën fustanellë…dhe e mbyll ” Shkuan vitet, dallgë e shkumë”. Ai rikujton me fëmijët vizitën e bërë, në shtëpinë ku ka lindur “Me fëmijët sot kanë ardhë, /Si dikur, në kohë të parë /Kur kesh Nënën e Babanë..:”Kur nga zile e këmborë,/Tundeshin malet kurorë./Tani gurët kanë mbetur/, Për të gjallë e për të vdekur”. Na lanë dritën(Elegjinë), ku autori shtjellon Elegjinë si pjesë e kësaj buqete.Ai kuvendon me nënën , Dudi Gjokoli, ku meraku i saj për fëmijët ishte i përditshëm “Mëmë mira , nëna jonë, Sa rrojte , me gjak të prerë,/Varur rrinte shqetësimi/Për fëmijë e për të tjerë”f.153 Ai na sjell si në ekran valltarin Ali Gjokoli “Ku dy tre herë e shtroje gjurin/Edhe dridheshe në erë/, Atë valle ndezur flakë,/Atë vallen në Sini”, kujton mësuesen Natasha Caushi, “si nënë , si shoqe e rrallë”. Ai prek nga afër gurët e Avllisë, ku një hardhi krijon një tendë mahnitëse”Ku pikon floriri,.. më tha goja, Nënë e babë.” Ku “Tani heshtin gurë e drurë, …Tani hesht dhe porta ime,/” Një braktisje totale e fshatit , një ankth i madh për sot e për nesër. Sejmeni familjen e ka të shënjtë, ku uron motrën “mirësia”, vëllanë për ditëlindjen në “Zhulatin e dijes, këngës dhe pushkës.” Vargje për bashkeshorten dhe nipin ”Dariusit” nipit të tij : “Yll i bukur me vegime”, një vazhdimësi..ku ai , në dhe të huaj “Flamurin me shkabë,/Në gjoks e ke vënë,/... Me erë europiane”/ Poeti kujton ,Ymer Nurkën ,bashkëfshatarin e tij Emin Memushin:”Me zile e Salltanete,/Në Janinë u vinte rënga(Jehona)”.si kryeqytet i Shqipërisë së Jugut.. dhe sot “Malet tona …s`jini më si më parë..”.. Gjokoli ndalet tek Zhulati, si vëndlindja e tij,”Zhulatin...ku në çdo gurë flet historia.,/Ku rreth rrapit...,/ “Burrat gjithë soj e hije,/Mbenë lisa historie”. Libri mbyllet me Burrat e Historisë bëhet në një mënyrë krejt origjinale, ku autori na sjell “Burrat e historisë shqiptare”, duke i kujtuar Europës, që duam të integrohemi, pasi “Europa prap na la pas dere”.Ai ironizon burokratët e Brukselit, që kanë tridhjet vjet që tallen me ne…, por dhe me një ironi të hollë ”hip e zbrit avionët kope senatorësh”.Ai u kujton shqiptarëve, por dhe Evropës së qytetëruar, se ne jemi një racë luftëtarësh,” /se jemi me zëmër e gjak,/ nga të Skenderbeut/, Burra kuvendesh në Labëri e Malësi/…Ai u drejtohet politikanëve që të ulin shpatat dhe mos ti hedhin zjarr benzinës/, sepse Nëna Shqipëri s`u ka borxhe,/ që të ri pas dere në mes të Europës”. Ai evokon kohën kur “Shqiponja në shekuj,/Histori ka shkruar,/Me botën është matur/Gjithnjë ka fituar” dhe se në “Shtizë të Flamurit,/Flatron amaneti…Ky libër është vazhdim i punës në lëmin e poezisë.Ky libër është një prurje e re, që ka si element dashurinë për vendlindje, dashurinë për atdheun, për historinë tonë kombëtare, duke na dhënë burrat e historisë,gjakun e derdhur në të dy shtetet shqiptare, por dhe në gjithë trevat shqiptare, lufta për integrimin evropian si një ëndërr për sot dhe nesër.Urime koleg e mik i mirë.Fat e jetë

Vlorç, më 18 dhjetor 2021 Nga doc: Odise Çaçi

113 views0 comments

Kommentarer


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page