MALL PËR ATDHEUN


MALL PËR ATDHEUN

Nga Luan Çipi


Atje, ditë vere, freski në Tiranë Dhe xhaketën zbërthyer e mban. Këtu, bije borë e ftoma të than, Nga era e marrosur në Miçigan.


Përmallshëm mendimi më shkon Drejt Vlorës, nuses së bukur mes hollë.

A thua, në detin e kaltër, gjindja noton Kridhen e lozin me top vaterpoll?


A ka dalë të stërvitet ekipi i futbollit "Flamurtari, me emrin e madh, Po Nartiotët me varka, Gjolit Janë nisur herët, sa agu ka zbardh?


O, sa më hahet një picë në "Tunel" Te Blendi dhe Edi, në "Aulona", Ndenë bajamet që lulet kanë çel Në Jonufër, ku u hap "Bar Blerona"

Në shkëmbin e varur, te "Lirua" Hoteli Shkëmbor, po pret e përcjell.

Kallamarë, karkaleca, sopi e cirua, Pjata me “Fruta Deti", neps ndjell!


Qengji në hell, lëshon aromë, Radhima përrallore, na thërret, Kryeartëzat e bilbilat këndojnë Simfoni bilbilash për mbret.


Lart, Llogorait me diell e borë Te "Pisha Flamur", nënë hije, Me zorrë qengji qumështor, Arapash me gjalpë, plotë shije.


Ndaj pyes shqiptarët, me zë që gjëmon: Pse i shtyni vitet e jetës mërguar?

Kur Shqipëria me mall ju fton, Atdheu juaj, nga Zoti bekuar!?

Çikago, 25 mars 2011


#luan #cipi

0 views

Shkrimet e fundit