
Kokrriza e rërës, gjatë mijëvjeçarëve të parë, ishte mal i thepisur, me shpate shkëmbore. Në brigjet e tij, zgjohej mbrëmjeve Ylli Polar, gurgullonin përrenjtë, nëpër shtretër dëbore. Në kokrrizën e rërës, lulëzonin pranverat çdo vit, bletët e lashta, mbushnin guvat me nektar, njerëzit e egër lëpinin, mjaltin parahistorik dhe shalonin dinozaurët, mbi shpinat pa samar. Mbi kokrrizën e rërës, luanët, tigrat këmbëshpejtë, ndiqnin antilopat e drerët, me brirë të degëzuar. mishngrënësit shpellarë , gjuanin derra me shigjetë, derisa i ngrinë akullnajat dhe vullkanet i fosilizuan. Malin e gërryen erozionet, tërmetet nëpër kohëra, rrokullisën shkëmbinjtë tatëpjetave, pak nga pak, derisa e shkërmoqën, në thërrime rëre të vogla, që i shkelën me këmbë, miliona njerëz më pas.
Kësisoj dhe njeriu në fillesë, mund jetë energjik,
në pamjen fizike, të ketë hijen e malit në këmbë,
por kur mbetet pa veprimtari shoqërore, parazit,
shpërfillet në opinion e i zbehet, pamja hijerëndë;
Me kalimin e kohës, bëhet kokrrizë harrese e rërës, duke u rrokullisur, nëpër greminat e fjalëve të kota... Ndryshe ndodh, kur kokrriza e vezores, së nënës, bëhet mal madhështor, në kujtesën që ruan bota...