
P o e z i Ledri Kurti - Kraja ©
Malet ngrí, n'njí pshertímë t'pakryme... Fryma tyne, xânë, e di'lli...pothúej, i fikun rrézesh, s'mbrrínë, as me u pasqyrúe, n'újna, që l'vízin me pritésë, n'kllapí ethesh...!
Njieri, ndéjë galúc, i perfrigúem, me nxjerrë prej gjóksit, dhímben, e me bertítë n'hapsinë... As frymën, me e kaperdî der' n'fund, s'i bahet, e rrín me té, I pangîmë....!
Malet ngrî, pse Di'lli, asht ndry me durúe, zjermínë e vet, nder hékra rêsh, t'úlna, deri n'tókë. Çútrra e króje, e újnat tejpërtéj n'jérm... e njieri, ngërthye ndjesísh, n'tkúrrje dimnóre... që dhémb!
Malet ngrí...