Nga Isuf Luzaj
Rinia mbaron, kur shuhet entuziazmi. Nuk ka privilegj më të madh, sesa fati me e ruajtë atë magnetizëm deri në moshën e burërisë; është dhuratë e të poshtërve dhe ngjan një mrekulli për kë e ruan thesar të pacënueshëm deri në pleqëri, si Sokrati dreqin e tij inspirator. Në këtë të vetmin sekret qëndron efikasiteti i shkrimtarëve besnikë doktrinës se tyre, që dinë ta pohojnë, ta deklarojnë me e përsëritë në njëqind forma, si ato të tufanit të pasionuar. Janë udhëheqësit e kohës së tyre dhe gjejnë oshëtimë në zemër të rinisë, gjithnjë e tërheqshme përpara arsyetimit të ftohtë, armike e sofistëve çarqngrehës dhe e kapriçozëve kontemporanë. Korrin simpati vetëm ata që mbjellin entuziazmin e tyre. Rinia skeptike është lule pa parfum. Prej të rinjsh pa besim formohen kurtizanë-oborrtarë, që lypin favore nëpër antisalla e sallone pritjeje, formohen retorikë që gllamarisin fjalë pa idera, abulikë që e gjykojnë jetën pa e jetuar, parazitë fatkeqë që zbehen me rrënjë sipër dheut; vlera negative që vënë gurë në të gjitha rrugët për ta ndaluar që të mos shkojnë të tjerët atje ku ata nuk mund të shkojnë. Njeriu që është kalbëzyer në një rini apatike arrin shpejt në pleqëri pesimiste për të mos pasë jetue me kohë. Bukurinë e të jetuarit duhet me e zbulue shpejt ose, përndryshe, nuk zbulohet kurrë. Vetëm ai, që e ka popullzuar me ideale rininë e tij, që ka ditur t’i shërbejë me besë entuziaste, mund të shpresojë një pleqëri serene e nënqeshëse, të mirë e mirëbërëse me ata që nuk munden, tolerante e falëse me ata që nuk dinë.
Vasil Klironomi
Jeta e Isuf Luzajt, një konflikt që nuk zgjidhet nga një sërë fjalësh, por nga pyetje filozofike që sjellin informacione.
Si Nuk e bejme dot dallimin, mes mesimeve per Njeriun, qe na japin edhe pas Ikjes - ATA qe humben Luften, me predikimet false te ketyre qe ende mburren si fitues te Po asaj lufte?!