top of page

MA VODHËN ATDHEUN


Hamit Greca

MA VODHËN ATDHEUN

Ma vodhën atdheun, ma vodhën,

Ma dogjën, ma lanë pa eshtra.

Skeletin në oqean e ia hodhën,

Ca kopukë, që quajnë veten mjeshtra.


Atdheu, ku më lindi vajza dhe djali,

Ku lozën dhe qeshen me zë,

Atdheu ku qeshte fusha e këndonte mali,

E sot Atdheun nuk e kanë më.


Atdheun, që unë s’iu kurseva kurrë,

Gjatë gjithë kohës i përbetuar,

Qëkur putha shkabën mbi flamur,

Për dheun tim, me gjak trazuar.


Atdheu im, ishte filiz,

Me lisa të gjatë, që ky dhe’ ushqeu,

Me gjak arbëror, pa u bërë pis,

Filizat i mori Lamanshi dhe Egjeu.


Ikën filizat, ikën nëpër botë,

Me mëngë të shqyer, arratisur,

Pas lanë dhimbje dhe lot,

Atdheun të djerrë e të braktisur.


Tani roje u bëjnë vetëm gurët e varrit,

Shtëpive që nuk kanë me zë,

Nuk ndizet me vatra e zjarrit,

Ma vodhën shpirtin, Atdhe s’kam më!


Ma shqyen, ma rreckosën,

Ku mund ta hedhin, e hodhën,

Emrin e bukur ta damkosën,

Të vodhën atdheu im, të vodhën.


Çuditërisht, vetëm qeshëm

Dhe nuk bëme dot asgjë.

Vallë na gënjyen, apo vet deshëm,

Asnjeri nga ne, nuk bëri zë.


Të vodhën Atdheu im i dashur,

Thikën ta futën përmbi shpinë!

Të vodhën ca cipëplasur,

Ta vodhën të gjithë rininë...


Çohu atdheu im, i lindur mbi gur,

Tregoi vendin çdo zagari!

Bëhu njëherë të vetme, burrë!

Nëse të ka ngelur pak gjak shqiptari!


Hapu qiell dhe dëgjo rënkimin,

Që vjen nga plaga e thellë!

Nga kush valle e kemi mallkimin,

Përgjigju, o hyjnori im qiell!...

21 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page